HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 24 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Bylbyl Sokoli, “SPECIALISTI I NDRYSHIMEVE”
nga AlbaniaSoccer   E premte, 09 Tetor 2009 12:00   pdfShtypEmail

b.sokoli- Në mungesë të sulmuesve që ka KEK-u jemi përpjekur të bëjmë lëvizje. Kjo nuk do të thotë që është zgjidhje ideale, por zgjidhje e imponuar

- Nëse do të jam shef i Shtabit Teknik në janar, nuk do të kërkoj përforcime, sepse me këta lojtarë synojmë ta sigurojmë ekzistencën

Intervistoi: Veton Zymberi

Trajneri i KEK-ut, Bylbyl Sokoli, ka thënë se mesi i tabelës është synim i skuadrës së tij. Ai mendon se pikët e tubuara nuk janë reale, pasi skuadra nga Kastrioti ka luajtur mirë. Për referim s’ka as kritika e as lëvdata. Ndryshimet e fundit në formacion i ka quajtur të detyrueshme. Futbollistët që i ka në dispozicion ia mbushin syrin për këtë edicion, kurse në takimin e radhës pret spektakël në Gjakovë.

“Kjo ndeshje do të jetë shumë interesante, për faktin se do të luhet para një publiku të zjarrtë, i cili di ta përkrahë ekipin e vet në mënyrë sportive. Shpresoj të tregojmë lojë të mirë dhe ta kënaqim publikun. Rezultati do të jetë në plan të dytë”, ka thënë Bylbyl Sokoli, trajner i KEK-ut.

Kohë më parë, keni deklaruar se, pas xhiros së njëmbëdhjetë, do të flisni për synimet e skuadrës.

Sokoli: Ambiciet tona janë të renditemi në mesin e tabelës, gjithashtu t’i ikim luftës për ekzistencë. Mendoj se qëllimi kryesor i skuadrës mbulohet me cilësinë e lojtarëve dhe me përvojën e tyre. Këto janë fakte që determinojnë ambiciet tona.

Skuadra juaj pas xhiros së njëmbëdhjetë renditet në pozitën e pestë në renditjen tabelore. Nëse bazohemi në lojërat e treguara, a është reale kjo pozitë?

Sokoli: Në bazë të lojërave dhe raporteve që kemi mundur t’i shohim, mund të them se KEK-u më mirë ka luajtur se që ka marrë rezultate. Një pjesë më e madhe e ndeshjeve të humbura kanë qenë më tepër të karakterit psikologjik dhe mospërvojës. Megjithatë, ekipi cilësor nuk guxon të humbë edhe kur luan mirë.

Në këto njëmbëdhjetë xhirot e para shumë trajnerë të Superligës janë ankuar në ndarjen e drejtësisë. Cili është komenti juaj?

Sokoli: Mund të them se në xhiron e fundit që kemi humbur kundër Ferizajt, referimi ka qenë jashtëzakonisht korrekt.


Po në përgjithësi?

Sokoli: Mendoj që kemi shumë gjyqtarë cilësorë, por që po bëjnë gabime drastike. Unë personalisht nuk kam vërejtje te gjyqtarët, por tek ata që i vlerësoj. Notat janë të larta, dhe ka gabime të rënda të cilat kam pasur rastin t’i shohë. Edhe një gjë dua të them. Nuk është mirë kur ekipi humb, të ankohem në referim apo diku tjetër.

Në takimet e fundit keni bërë disa ndryshime interesante në formacion.

Sokoli: Në mungesë të sulmuesve që ka KEK-u jemi munduar të bëjmë lëvizje që janë të domosdoshme, dhe që kërkohet diçka prej ekipit. Kjo nuk do të thotë që është zgjidhje ideale, por zgjidhje e imponuar. Kemi qenë të detyruar të bëjmë këso lëvizje.

Ju po thoni se keni mungesë të sulmuesve, por keni aktivizuar sulmues në vijën e fundit, kurse mbrojtësin Naim Kodraliu në vijën e parë?

Sokoli: Është e vërtetë se Kastriot Rexha ka parametrat për një mbrojtës të mirë, por edhe për një sulmues. Në mbrojtje ka një shpejtësi jashtëzakonisht të shprehur, por i mungon përvoja dhe duhet kohë që ai të stabilizohet. Jam i sigurt se ardhmëria e Kastriot Rexhës është në mbrojtje dhe jo në sulm, sepse në sulm disa komponentë të rëndësishëm teknikë në këtë kohë i mungojnë Kastriotit. Por, sido që të jetë, kemi një ekip me perspektivë.

Sa jeni i kënaqur me fondin e futbollistëve që ka skuadra e KEK-ut?

Sokoli: Kur janë në pyetje ambiciet tona, jam shumë i kënaqur me fondin e futbollistëve. Ne kemi dy ekipe, një ekip të re të juniorëve. Ju e dini që gjashtë-shtatë lojtarë ushtrojnë me ekipin e parë, dhe ekipi i juniorëve gjendet në pozitën e parë. Ne kemi një ekip të parë me katër futbollistë me përvojë: Bekim Isufi, Naim Kodraliu, Virtyt Hashani, Afrim Visoka, Driton Krasniqi, kurse të tjerët janë lojtarë të rinj.

A do të kërkoni përforcime në afatin kalimtar të dimrit?

Sokoli: Nëse do të jam shef i Shtabit Teknik, në janar nuk do të kërkoj përforcime, sepse me këta lojtarë synojmë ta sigurojmë ekzistencën. Na mbetet vetëm t’i përmirësojmë disa gabime.

Takimin e radhës do ta keni të vështirë, pasi do ta zhvilloni në Gjakovë kundër Vëllaznimit. Çka prisni në këtë takim?

Sokoli: Kundër Vëllaznimit do të mungojë Kodraliu, i cili ka marrë karton të kuq, kurse të tjerët që na kanë munguar kundër Ferizajt, do të rikthehen. Kjo ndeshje do të jetë shumë interesante, për faktin se do të luhet para një publiku të zjarrtë, i cili di ta përkrahë ekipin e vet në mënyrë sportive. Shpresoj të tregojmë lojë të mirë dhe ta kënaqim publikun. Rezultati do të jetë në plan të dytë.


busy
komente