Gjilani rikthen shpëtimtarin Muharrem Sahiti | ||||
|
“Ka qenë vështirë të refuzohet oferta e drejtuesve të Gjilanit, sepse jam i lidhur ngushtë me këtë klub. Synimi im është ta nxjerrë këtë skuadër nga kriza dhe të sigurojmë mbijetesën në elitën e futbollit kosovar. Shpresoj se nëse të gjithë punojmë dhe angazhohemi maksimalisht do t’ia arrijmë këtij qëllimiâ€, ka thënë Sahiti
Veton Zymberi
Strategu i njohur kosovar, Muharrem Sahiti është emëruar trajner i ri i skuadrës së Gjilanit. Vetëm dy ditë pas dorëheqjes së Agron Selmanit nga posti i trajnerit, drejtuesit e skuadrës nga Gjilani kanë arritur të gjejnë zëvendësim për të. Sahiti edhe me herët kishte qenë trajner i skuadrës së Gjilanit. “Ka qenë vështirë të refuzohet oferta e drejtuesve të Gjilanit, sepse jam i lidhur ngushtë me këtë klub. Synimi im është ta nxjerrë këtë skuadër nga kriza dhe të sigurojmë mbijetesën në elitën e futbollit kosovar. Shpresoj se nëse të gjithë punojmë dhe angazhohemi maksimalisht do t’ia arrijmë këtij qëllimiâ€, ka thënë Sahiti, i cili në fillim të këtij edicion u emëruar trajner i Hysit, por pas rezultateve të dobëta u shkarkua nga kjo detyrë. Gjilani aktualisht renditët në pozitën e fundit në renditje tabelore. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3129 |