HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 04 Maj 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Isuf Llumnica: S’ka më gabime
nga AlbaniaSoccer   E martë, 20 Tetor 2009 13:06   pdfShtypEmail

isuf_llumnicaKapiteni i Prishtinës, Isuf Llumnica, është shprehur i kënaqur me lojën që ka shfaqur skuadra e tij në Mitrovicë. Llumnica ka pohuar se skuadra e tij në bazë të rasteve të krijuara ka mundur ta marrë trepikëshin ndaj Trepçës. Ai kërkon pikët maksimale ndaj Lirisë

Fatmir Bytyçi

Kapiteni i skuadrës kampione, Prishtinës, Isuf Llumnica, ka thënë se është i kënaqur që skuadra e tij ka marrë një pikë në supersfidën ndaj Trepçës të dielën në “Adem Jashari” të Mitrovicës, takim ky që është zhvilluar në kuadër të Javës së 12 të Raiffeisen Superligës së Kosovës në Futboll. Barazimi i Prishtinës në Mitrovicë si dhe fitorja e arritur në Gjilan pak ditë më parë ka nisur t’i këndellë kryeqytetasit pas serisë negative të rezultateve të arritur në këtë edicion të garave.

Mesfushori i “bardhekaltërve” ka thënë se skuadra e tij më pak fat ka mundur t’i marrë pikët maksimale ndaj “xehetarëve”.

“Ndeshja ndaj Trepçës tregoi një lojë të fortë. Mendoj se u pëlqye nga shikuesit, edhe megjithëse munguan golat”, ka thënë Llumnica.

“Ne kemi zhvilluar lojë të mirë. Me pak fat do të kishim dalë edhe fitues, për faktin se kemi krijuar disa raste të mira shënimi”. Sipas Llumnicës, tashmë skuadra e tij ka kaluar krizën e rezultateve dhe se, ai thotë se skuadra e Prishtinës ka potencial të arrijë rezultate të mira. Ai thotë se Prishtina tani e tutje s’do t’i lejojë gabimet e mëhershme të bëra gjatë këtij sezoni të garave.

“Prishtina ka tejkaluar krizën e rezultateve dhe mendoj se me këtë ritëm do të vazhdojmë edhe më tutje, pasi skuadra ka potencial të mirë dhe se, mund të arrijë rezultate shumë më të mira, sepse tashmë Prishtina ka hyrë në formë të mirë”, ka thënë Llumnica.

Llumnica kërkon fitore ndaj Lirisë

Skuadra e drejtuar nga ish-futbollisti i gjeneratës së artë, Skënder Shengyli, sfidën e radhës do ta zhvillojë para publikut të vet ndaj Lirisë. Llumnica kërkon trepikëshin e plotë ndaj skuadrës nga Prizreni.

“Ndeshja me Lirinë do të jetë e vështirë, por ne hyjmë për të shënuar fitore dhe për t’i kënaqur adhuruesit e futbollit”, ka përfunduar Llumnica.


busy
komente