HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 24 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kaçiu “nervozohet”: Parashikimi i Zaberxhës nuk është real
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 21 Tetor 2009 12:35   pdfShtypEmail

bardhyl_kaciu“Enisi e ka dhënë një mendim, por mendoj se nuk ka qenë real, pasi ne jemi një skuadër cilësore dhe vështirë është të pësojmë humbje. Ne kemi respekt për çdo skuadër, përfshirë edhe Hysin, por kjo nuk do të thotë që shkojmë në Merdare të dorëzuar. Atje shkojmë për rezultat pozitiv”, ka thënë mesfushori Bardhyl Kaçiu

Veton Zymberi

Mesfushori i Trepçës, Bardhyl Kaçiu, i është kundërpërgjigjur kapitenit të Hysit, Enis Zaberxhës, se parashikimi i tij për fitoren e Hysit nuk ka qenë real, për faktin se skuadra e Trepçës është mjaft cilësore.

“Enisi e ka dhënë një mendim, por mendoj se nuk ka qenë real, pasi ne jemi një skuadër cilësore dhe vështirë është të pësojmë humbje. Ne kemi respekt për çdo skuadër, përfshirë edhe Hysin, por kjo nuk do të thotë që shkojmë në Merdare të dorëzuar. Atje shkojmë për rezultat pozitiv”, ka thënë mesfushori Bardhyl Kaçiu, duke bërë me dije ndërkohë se “Në këtë kampionat ka shumë lojë të vështira, por ne jemi mirë të përgatitur që ta ruajmë pozitën e liderit, dhe në fund të shpallemi kampionë”.

Njëri nga mesfushorët më të mirë në Kosovë ka folur edhe për takimin e fundit kundër Prishtinës. Ai ka shprehur mendimin se kushtet atmosferike kanë ndikuar në rezultatin e takimit.

“Takimi me Prishtinën ka qenë shumë i fortë. Kisha për ta veçuar mbrojtjen e cila ishte e organizuar shumë mirë. Në rezultatin përfundimtar të takimit mendoj se ka ndikuar koha e ligë. Sikur të ishte fusha e përshtatshme, ne do t’i kishim marrë tri pikë”, ka shtuar mesfushori.

Arben Zhjeqi, mbrojtësi më i mirë

Ish-mesfushori i Prishtinës ka folur edhe për lojtarët e ardhur në skuadrën nga Mitrovica. Kaçiu është shprehur i lumtur se disa ish-bashkëlojtarë iu kanë bashkuar në Trepçë. “Me Enisin, Uliksin dhe Arbenin kalojmë shumë mirë. Kur janë këta në skuadër për mua është një motiv shtesë. Më vjen mirë që Zhjeqi është rikthyer në formën më të mirë. Lirisht mund të them se ai është mbrojtësi më i mirë në Kosovë. Me ardhjen e tij skuadra ka fituar siguri të madhe në mbrojtje”, ka thënë anëtari i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Bardhyl Kaçiu.


busy
komente