Enis Fetahu : Dua pikët e plota ndaj Hysit | ||||
|
“Kemi dominuar në terren. Kemi krijuar disa raste të mira, mirëpo në ballafaqim me Prishtinën fati sportiv nuk ishte në anën tonë. Prishtina më shumë ishte përqendruar në mbrojtje, kurse ne zhvilluam lojë të hapur. Ani pse nuk fituam pikët e plota ndaj Prishtinës, mendoj se kemi kënaqur publikun e pranishëmâ€, ka thënë sulmuesi i Trepçës, Enis Fetahu
Fatmir Bytyçi
Sulmuesi i Trepçës, Enis Fetahu, ka thënë se është i kënaqur me rezultatet që po arrin skuadra e tij. Trepça dhe Prishtina në takimin e fundit të zhvilluar të dielën që e lamë pas kanë ndarë pikët duke luajtur pa gola. Sipas Fetahut, skuadra e tij ka shfaqur lojë më të mirë se “bardhekaltritâ€. Ai thotë se Trepça pati raste më të mira se Prishtina, por, sipas tij, këtë herë fati nuk ishte në anën e tyre. “Pavarësisht se nuk ia dolëm ta fitojmë derbin ndaj Prishtinës, ne kemi treguar lojë të mirë dhe të hapur, madje shumë raste shënimiâ€, ka thënë Fetahu. “Kemi dominuar në terren. Kemi krijuar disa raste të mira, mirëpo në ballafaqim me Prishtinën fati sportiv nuk ishte në anën tonë. Prishtina më shumë ishte përqendruar në mbrojtje, kurse ne zhvilluam lojë të hapur. Ani pse nuk fituam pikët e plota ndaj Prishtinës, mendoj se kemi kënaqur publikun e pranishëmâ€, ka thënë sulmuesi i Trepçës, Enis Fetahu.
Fetahu - optimist edhe në takim me Hysin
Liderja e tabelës, Trepça nga Mitrovica, ndeshjen e radhës do ta zhvillojë në Merdarë ndaj Hysit. Ish-sulmuesi i Prishtinës, Enis Fetahu, është optimist se skuadra e tij do të kthehet me fitore nga Merdara. “Natyrisht se dueli me Hysin do të jetë i vështirë, por ne jemi në formë të mirë dhe se, jam optimist se nga ky udhëtim do të kthehem me pikët maksimaleâ€, ka përfunduar sulmuesi i Trepçës, Enis Fetahu. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2936 |