Kampionët kërkojnë trepikëshin ndaj Lirisë | ||||
|
Kapiteni i Prishtinës, Isuf Llumnica, kërkon pikët e plota ndaj Lirisë. Sipas tij, Prishtina, tashmë ka kaluar krizën e rezultateve negative. Ai beson se Prishtina, do t’i gëzohet fitores ndaj Lirisë. Ndryshe, rezultat të favorshëm nga kjo ndeshje kërkon edhe futbollisti i Lirisë, Fitim Krusha. Sipas tij, Liria, do të dal e pamposhtur në kryeqytet
Fatmir Bytyçi
FC Prishtina, pas barazimit ndaj Trepçës, javën e kaluar, të dielën para publikut të vet do të ballafaqohet më Lirinë e Prizrenit, në kuadër të Javës se 12-të Raiffesien Superliga e Kosovës në Futboll.  Kampionët në fuqi, që tashmë kanë kaluar krizën e rezultateve ndaj skuadrës prizrenase do të kërkojnë trepikëshin. Kapiteni i kryeqytetasve, Isuf Llumnica, ka thënë se skuadra e tij është e përgatitur maksimalisht që ndaj Lirisë, të merr pikët maksimale. Sipas tij, përballja më Lirinë, nuk do të jetë sfidë e lehtë, për faktin se skuadra nga Prizreni, ka ekip kompakte. “Pas barazimit ndaj Trepçës si dhe fitores ndaj Gjilanit, pak ditë më parë, tashmë skuadra jonë e ka kaluar krizën e rezultateve negativeâ€, ka thënë Llumnica. “Ndeshja e radhës me Lirinë do të jetë e vështirë, por ne hyjmë të përgatitur maksimalisht për të shënuar fitore dhe për t’i kënaqur adhuruesit e futbollit. Besoj se ndaj Lirisë, do të marrim pikët maksimaleâ€, ka përfunduar Llumnica.
Krusha: 100% nga kryeqyteti do të kthehem më rezultat pozitiv
Optimist për një rezultat ta favorshëm nga ballafaqimi i rivalëve te moçëm ndërmjet Prishtinës dhe Lirisë, është shprehur edhe një nga futbollistët kryesor në radhët e skuadrës se Lirisë, Fitim Krusha. Ai duelin më Prishtinën, e vlerëson të vështirë, e të rëndësishëm për të dy ekipet. Sipas tij, Liria, pavarësisht se në kryeqytet do të udhëtojmë pa disa lojtar standard, megjithatë sipas Krushës, skuadra e tij do të dal e pamposhtur në takim më “bardhekaltritâ€. “Sigurisht se ballafaqimi me Prishtinën do të jetë ndeshje e vështirë dhe e rëndësishme për të dy skuadrat, mirëpo ne jemi të përgatitur mjaft mirë dhe se, në kryeqytet udhëtojmë për të marr rezultat pozitiv. Kemi disa mungesa në formacionin tonë, por ata futbollistë që do të jenë në terren do të japin maksimumin. Jemi në formë të mirë dhe 100% besoj se në duel më Prishtinën do të dalim më rezultat të favorshëmâ€, ka thënë Krusha.  Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3272 |