Raiffeisen Superliga / Trepça '89-Prishtina 1-0 | ||||
|
Ne "Riza Lushta", Trepca '89 ka bllokuar Prishtinen dhe e ka bere kampionatin me interesant, pas fitores minimale 1-0 arritur fale golit te shenuar nga Ibrahim Peci pese minuta perpara perfundimit te pjeses se pare, fale nje gabimi te mbrojtjes mike. Ndonese vendasit fituan duke kenaqur afro 4000 shikuesit qe kishin ardhur per te pare ndeshjen, duhet thene se takimi ishte i nje niveli mesatar me pak raste per shenim nga te dyja skuadrat te cilat e zhvilluan lojen e tyre ne mesfushe pa rrezikuar shume. Me kete fitore Trepca i afrohet Prishtines e cila ndodhet akoma ne vendin e pare me 17 pike, nje me shume se Drita dhe Velleznimi e tre me teper se Trepca'89 qe ndodhet ne vendin e katert. Thane pas ndeshjes: Gani Sejdiu (Trajner i Trepca '89) - "Zhvilluam nje loje te forte dhe nuk i lejuam kampioneve shume hapesire ne loje. Ishte nje fitore e rendesishme ndonese u arrit me shume veshtiresi". Ramiz Krasniqi (Trajner i Prishtines) - "Ndeshje me dy pamje te ndryshme. Pjese e pare shume e mire dhe nje pjese e dyte e mbizoteruar nga arbitri i cili e kontrolloi lojen sipas deshires se tij duke favorizuar skuadren vendase dhe duke na ndeshkuar ne ne cdo duel qe behej. Ky disfavorizim ndaj skuadres sone duhet ndryshuar". Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2834 |