Raiffeisen Superliga / Prishtina - Drita 2-1 | ||||
|
Dy kryesueset kane luajtur ne prani te afro 9000 shikuesave dhe kane zhvilluar nje ndeshje qe u dominua kryesisht nga skuadra vendase e cila fitoi me merite fale nje dygoleshi te Ardian Kozhanit. Drita vinte si kryesuese ne kete takim kurse Prishtina ishte ndjekesja e saj dhe kjo e bente takimin mjaft interesant dhe me rivalitet. Pjesa e pare me gjithe rastet per shenim te Elhami Berishes dhe Faton Zejnullahut dhe epersine e Prishtines u mbyll ne barazim pa gola. Drita arriti te shkoje ne porten kundershtare vetem nje here. Ne pjesen e dyte, Ardian Kozhani kaloi ne epersi nenkampionet pas nje goli te shenuar me nje gjuajtje te forte ne hyrje te zones. Ne minuten e 80-te, nje nderhyrje e parregullt e mbrojtjes mike ndaj Mentor Mazrekaj te Prishtines, e detyroi arbitrin kryesor Sokol Domi te akordoi nje 11-metersh te cilin e ktheu ne gol Ardian Kozhani. Dy minuta perpara perfundimit, drita shenoi golin e vetem me ane te Leonit Abazit. Me kete fitore, Prishtina kryeson e vetme me 23 pike, nje me shume se Drita e vendit te dyte. Thane pas ndeshjes: Ramiz Krasniqi – Trajner i Prishtines: “Fituam me merited he zhvilluam nje loje dominuese. Patem shume raste te cilat nuk I konkretizuam, por rendesi ka fitorja. Duhet qe te punojme pak me lojtaret qe te permiresojne momentet finalizuese dhe te vazhdojme te arrijme rezultate positive. Jam I kenaqur me rezultatin” Bekim Isufi – trajner i Drites: “Ishte nje loje qe u dominua nga prishtina dhe fitoi me merite. Ishin te fokusuar dhe e merituan fitoren. Na duhet te permiresojmedisa gjera ne vazhdim sepse akoma nuk ka mbaruar kampionati” Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3960 |