Raiffeisen Superliga / Prishtina - Vellaznimi 4-1 | ||||
|
Prishtina e ka hapur fazen e dyte te kampionatit me nje fitore bindese ndaj pretendetes Vellaznimi. Gjate takimit u pa qarte se ishte vetem ekipi vendas nje skuader qe e deshironte fitoren dhe skuadra mysafire qe nuk arriti ta gjej vehten dhe e pa organizuar per te krijuar nje rrezikshmeri ne porten kundershtare. Vellaznimi ishte i pamundur si ekip qe te perballonte "rrebeshin" e skuadres vendase qe shenoi plot 3 gola ne pjesen e pare duke dominuar ne cdo drejtim. Prishtina e hapi serine e golave qe ne minutat e para kur sulmuesi Elhami Berisha mposhti ish portierin e Prishtines Mushica duke kaluar vendasit ne avantazh te cilet edhe pas shenimit te golit nuk pushuan se rreshturi sulmet e tyre drejt kuadratit te Vellaznimit. Sulmet dhe presioni i vendasve me ane te Zejnullahut, Maliqit e Berishes, solli edhe dy gola te shpejte brenda dy minutave, kur Maliqi dhe Zejnullahu shenuan njeri pas tjetrit ne meslojen e pjeses se pare. Skeraj ishte i vetmilojtar i Vellaznimit qe rrezikoi nje here porten e mbrojtur nga Neziri. Pjesa e dyte filloi me nje tjeter gol te shenuar nga Berisha, i dyti per te ne kete takim, duke i dhene akoma me teper siguri Prishtines ne fitore. Miqte ne minutat e fundit shenuan golin e nderit me ane te Papucit. Thane pas ndeshjes: Ramiz Krasniqi - Trajner i Prishtines: "Jam shume i kenaqur per fitoren. Zhvilluam nje loje te bukur dhe e merituam fitoren pasi nuk beme shume gabime dhe eksekutuam duke shenuar disa gola qe na ndihmuan ne kete fitore". Skender Shengjyli - Trajner i Vellaznimit: "Ishte nje ndeshje katastrofe. Lojtaret luajten shume dobet. Nuk e kuptoj se cfare benin ne fushe" Kliko - Skeda e ndeshjes Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3027 |