HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 03 Maj 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Taulant Dajaku : Projektplanet e skuadres dhe pozita ime në sistem, janë të rëndësishme !
nga AlbaniaSoccer   E martë, 13 Dhjetor 2011 12:29   pdfShtypEmail

drenica-vellaznimiNje nga futbollistet e njohur te futbollit Kosovar dhe njeri prej lojtareve me te rendesishem te skuadres se Drenices, Taulant Dajaku kohet e fundit eshte bere objekt bisedash ku emri i tij eshte perfolur shume per nje largim te tij te mundshem nga skuadra e Drenices.

« Aktualisht, nuk kam bere ndonje marreveshje me asnje skuader », u shpreh mesfushori Taulant Dajaku per Albaniasoccer.com

« Gjerat qe ndodhin brenda klubeve ne Kosove ndryshojne disponimin cdo ore, prandaj eshte e veshtire per te percaktuar », vazhdoi Dajaku prononcimin e tij duke theksuar se e rendesishme per te eshte te dije se cilat jane planet e ardhme te skuadres dhe cila do te jete gjendja e tij ne ekip.

« Une po lexoj ne keto momente se tek Drenica pritet te afrohet si trajner Prof. Bylbyl Sokoli. Nese kjo eshte e vertete gjeja e pare qe do bej une do jete te bisedoj me Profen (siç e therrasin ndryshe Profesor Bylbyl Sokolin) edhe dua te degjoj planin e tij duke mesuar edhe pozicionin tim te planifikimin profesional i tij » shpjegoi mesfushori « kuqezi » duke treguar rendesine qe ka projektplani i skuadres per qendrimin e tij tek Drenica

« Personalisht, dua te besoj se gjerat do rrjedhin ne ate menyre qe te arrij marrveshje me klubin edhe punen profesionale te Profes ta « absorboj » dhe ta perdore si trampoline per tu « arratisur » nga futbolli i Kosoves », perfundoi prononcimin e tij mesfushori Taulant Dajaku.


busy
komente