Hysni Maxhuni jep doreheqjen | ||||
|
Trajneri i njohur Hysni Maxhuni sot (e enjte) ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të KF Trepçës. Këtë lajm e ka bërë të ditur Hysni Maxhuni “Sot kam dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të Klubit të Futbollit Trepça. Arsyeja e dorëheqjes është mungesa e rezultateve pozitive. Drejtuesit e klubit kërkojnë rezultate, dhe nuk kanë fare durim. Prandaj kam ofruar dorëheqjenâ€, ka thënë Hysni Maxhuni, i cili nuk dëshiron ta respektojë marrëveshjen me skuadrën e Trepçës, e cila e lidh atë me skuadrën “xehetare†deri në përfundim të kampionatit. Maxhuni me shumë bujë ishte emëruar trajner i skuadrës nga Stadiumi Olimpik “Adem Jashari†në Mitrovicë, para një muaji, ku kishte zëvendësuar teknikun Gani Sejdiu, i cili kishte dhënë dorëheqje. Në këtë edicion dorëheqje kanë dhënë edhe këta trajnerë: Gani Sejdiu (Trepça), Besnik Kollari (Prishtina), Blerim Mula (Vëllaznimi), Xhafer Dobra (Drenica), Muharrem Sahiti (Hysi), Agron Selmani (Gjilan). Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3500 |