Pejanët kërkojnë trepikëshin ndaj "kuqezinjve" | ||||
|
Ish - kampionia e trefishtë e Kosovës, Besa e Pejës, pas fitores ndaj KEK-ut, të mërkurën që e lamë pas, të dielën në shtëpi të vet e pret Flamurtarin, ndeshje kjo që do të zhvillohet në kuadër të Javës së 15-të të Raiffeisen Superliga e Kosovës në Futboll. Pejanët që tashmë po radhisin fitoret e njëpasnjëshme edhe ndaj “kuqezinjve†të Prishtinë, synojnë pikët maksimale. Kapiteni i Besës, Haxhi Zeka, ka thënë se skuadra e tij është duke kaluar në formë të mirë dhe se, sipas tij, Besa, kërkon trepikëshin e radhës ndaj Flamurtarit. Sipas Zekës, skuadra e tij duhet ta shfrytëzoj formën jo të mirë të djelmoshave të Jusuf Tortoshit, në mënyrë që të arrihet fitorja e radhës. “Flamurtarit nuk është duke kaluar në formë të mirë, prandaj ne duhet ta shfrytëzojmë krizën e tyreâ€, ka thënë Zeka. “Pas fitores ndaj KEK-ut, tashmë jemi të motivuar që të mundim edhe Flamurtarin dhe jam i bindur se do të arrijmë pikët e plota edhe takimin e të dielës. Nëse do të vazhdojmë më formën aktual besoj se edhe në dy takimet e fundit të këtij sezoni, ne do të arrijmë fitoreâ€.
Zejnullahu: Një pikë e fituar në Pejë, do të ishte sukses
Ndryshe, kapiteni si dhe sulmuesi më i rrezikshëm në radhët e Flamurtarit, Faton Zejnullahu, një ditë parë ballafaqimit më Besën, shprehet se skuadra e tij do të kënaqet edhe më një pikë të fituar në Pejë. Ai beson se skuadra e tij mund të dal e pamposhtur ndaj pejanëve. “Do të takohemi më Besën, në kohën kur skuadra pejanë është në formë të mirë, por ne jemi të përgatitur mirë dhe se, në Pejë, udhëtojmë që të tregojmë lojë të mirë. Angazhimi ynë do të jetë maksimal dhe besoj se nga ky takim do të kënaqem edhe më një pikë të fituarâ€, ka theksuar Zejnullahu.
Fatmir Bytyçi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3401 |