Flamurtari - Drenica 2-0 / Flamurtari fiton derbin kuqezi | ||||
|
Flamurtari i Prishtinës, ka fituar derbin kuqezi 2-0 të dielën në shtëpi të vet, ndeshje kjo e zhvilluar në kuadër të Javës së 16-të të Raiffeisen Superliga e Kosovës në Futboll. Flamurtari më dygolëshin e Arton Gashit (13 dhe 89), mundi Drenicën, duke bërë edhe një hap të fuqishëm në pjesën e epermë të tabelës. Lojë të mirë shfaqen edhe drenicasit, të cilët krijuan disa raste të mira shënimi, por pa finalizimin e duhur.
Deklaruan pas lojës:
Arton Gashi, lojtar i Flamurtarit: “Ishte ndeshje e fortë dhe shumë interesante. E deshëm fitoren më shumë se skuadra e Drenicës. Gjatë gjithë ndeshjes u angazhuam maksimalisht. Tash duhet të përqendrohemi për ndeshjen me Prishtinën. Shpresojmë se edhe kundër Prishtinës do të arrijmë fitore”.
Valdet Shoshi, trajner i Drenicës: “Të pësosh disfatë në një ndeshje të tillë është mëkat. Pasi kishim shumë raste shënimi të cilat nuk i konkretizuam. Gjithashtu mbrojtja nuk funksionoi siç duhet dhe pësuam dy gola naive”.
Flamurtari - Drenica 2-0 Stadiumi “Xhemaj Ibishi” Shikues: mbi 100 Gjyqtarë: Domi, Peshteri, Brahushi Kartonë të verdhë: Sejdiu, Mehmeti, Marniku (Flamurtari), Haliti, Tahiraj (Drenica) FLAMURTARI: Fejza, Dervishi, Humolli, Ukzmalaj, Zejnullahu (Cecelija), Sejdiu (Osmani), Gjonbalaj, Mehmeti, Gashi, Jetullahu (Marniku), Bajgora. DRENICA: Shosholli, Jashari, Lushtaku (Geci), Geci, Syla, Gashi, Bajraktari (Dobra, Tahiraj), Muja, Haliti, Milicaj, Syla.
Fatmir Bytyçi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2907 |