Raiffeisen Superliga / Trepça'89 merr kryesimin pas javes se XXVI | ||||
|
Trepça’89 ka shënuar fitore në sfidën kundër Gjilanit, me rezultat bindës 4-0 dhe ka marrë kryesimin e Raiffeisen Superligës pas javës së XXVI. Skuadra mitrovicase arkëtoi tri pikë të vlefshme në garën për titull në kryeqytet, pasi Gjilani është duke vuajtur dënimin prej pesë ndeshje jashtë fushe për shkak të eksesit në takimin kundër Hysit. Golat për Trepçën’89 i shënuan Liridon Ahmeti (39’), Berat Hyseni (56’ e 90’) dhe Egzon Feka (90’+2’). Fitore si mysafire shënoi edhe Liria, duke e mposhtur Trepçën në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, me rezultat 3-1. Prizrenasit shfrytëzuan gabimet në mbrojtjen vendëse dhe brenda 30 minutave shënuan tre gola. Serinë e golave e hapit Admir Mehja në minutën e 12-të, kurse e vazhdoi Vedat Muriqi me golat e shënuar në minutat 24 dhe 25, ndërsa të vetmin gol për nikoqirin e shënoi Edmond Turku, në minutën e 80-të. Ndërkohë, sfida ndërmjet Besës dhe Dritës, e zhvilluar në stadiumin “Shahin Haxhiislami” ka përfunduar pa fitues dhe pa gola. Ndërkaq, fitore si vendas në këtë javë, krahas KEK-ut, të shtunën, kundër Vëllaznimit (3-2), realizoi edhe Hysi, që arriti të mposhtë Drenicën, me shifrat 2-1. Ndeshja në Merdar u dominua nga llapjanët, megjithatë kuqezinjtë nga Skenderaj shkuan me një gol epërsi në pushimin ndërmjet dy pjesëve. Vendësit kishin iniciativën, mirëpo gabuan në minutën e 22-të kur i bënë një dhuratë Drenicës. Pas harkimit të Faruk Statovcit, portieri i Hysit, Afrim Ademi u pengua nga bashkëlojtarët dhe Taulant Dajaku lehtësisht shënoi në portën e zbrazët. Mirëpo, në 45 minutat e dytë Hysi arriti ta përmbysë rezultatin. Shifrat u barazuan në minutën e 56-të, me golin e Besar Musollit, kurse golin e fitores e realizoi Mirsad Idrizi, në minutën e 83-të. Lepenci-Prishtina 1:1 Istogu-Hajvalia 1:1 Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3128 |