Raiffeisen Superliga/ Prishtina i afrohet titullit | ||||
|
Futbollistët e Prishtinës kanë shënuar fitore kundër Dritës, me rezultat 2-0, në ndeshjen e zhvilluar, të dielën, në kryeqytet në kuadër të javës së 31-të në Raiffeisen Superligë. Me këtë fitore bardhekaltrit kanë bërë një hap të madh drejt titullit të kampionit, pasi ndeshja në Gjakovë ndërmjet Vëllaznimit dhe Trepçës’89 është mbyllur pa fitues, 0-0. Golat për tri pikë tejet të rëndësishme të Prishtinës i realizuan Liridon Latifi, në minutën e 30-të dhe Azem Ahmeti, në minutën e 50-të. Kësisoj, dy javë para përfundimit të kampionatit Prishtina ka katër pikë më shumë se Trepça’89, me të cilën do të ballafaqohet në mesjavë në Mitrovicë. Ndërkohë, skuadra gjakovare pas barazimit me “minatorët” i ka humbur të gjitha gjasat për titull. Fitore të rëndësishme në garën për t’iu shmangur barazhit kanë realizuar Lepenci, Trepça dhe Liria. Kjo e fundit ka shënuar fitore para tifozëve të vet ndaj Hysit, me rezultat 3-2, me golat e shënuar nga Tafili (4’, 64’-pen) dhe Kryeziu (7’), derisa golat për mysafirët i shënuan Leart Emini (41’) dhe Leutrim (45’). Ndërkohë, Trepça e ka mposhtur Besën, me rezultat 2-0, me golat e shënuar nga Shpëtim Babaj (63’) dhe Enis Zabërxha (84’). Fitore bindëse ka realizuar Drenica në duel me KEK-un, me dy gola të Dajakut dhe nga një gol të Rrahmanit e Zenelit. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3185 |