HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 23 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Raiffeisen Superliga/ Trepça’89 apo Prishtina kampione? Vendoset javen e fundit!
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 31 Maj 2012 21:01   pdfShtypEmail

raiffasen_superliga_KosovesSot janë zhvilluar pesë ndeshje të javës së XXXII në Raiffeisen Superligë. Skuadra e Trepçës’89 ka shënuar fitore në derbin e javës kundër skuadrës kryesuese në renditje, Prishtinës, me rezultat 1:0. Golin e tri pikëve të reja për “minatorët” e ka shënuar Liridon Ahmeti, me gjuajtje me kokë, në minutën e 3-të të lojës shtesë. Kësisoj, skuadra kampione do të bëhet e ditur vetëm në javën e fundit, ku Prishtina do të luajë para tifozëve të vet me Vëllaznimin, kurse Trepça’89 do të jetë mysafire e Lirisë. Prishtinës i nevojitet fitorja në sfidën e fundit për t’u kurorëzuar me titullin e kampionit ose mund t’i mjaftojë edhe barazimi, madje edhe humbja me kusht që “minatorët” të pësojnë humbje në Prizren.

Mjaft e paqartë mbetet edhe lufta për t’iu shmangur pozitës së 10-të, e cila dërgon në barazh. Tashmë skuadra më e rrezikuar vlerësohet Lepenci, pasi pësoi humbje të thellë në Pejë nga Besa, me rezultat 6:0. Tre gola në këtë sfidë i realizoi Haxhi Zeka, kurse me nga një gol kontribuuan Krenar Vokshi, Bernard Berisha dhe Fisnik Papuçi. Ndërkohë, dy skuadrat e tjera të rrezikuara për pozitën e barazhit, Liria dhe Trepça kanë shënuar fitore si mysafire kundër Dritës, përkatësisht Hysit, me rezultate identike, 3:4. Fitore si mysafirë kanë shënuar edhe futbollistët e Drenicës në duel  me Vëllaznimin, me golin e realizuar nga Taulant Dajaku, në minutën e 58-të. Me këto tri pikë skuadra nga Skenderaj përfundimisht iu ka shmangur rrezikut për ta mbyllur kampionatin në pozitën që çon në barazh.


busy
komente