HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 23 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Raiffeisen Superliga Femra/ Kosova e Prishtinës kampione e re në futbollin kosovar
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 31 Maj 2012 21:09   pdfShtypEmail

ball_goalKosova e Prishtinës në konkurrencën e femrave është kampione e re në futbollin kosovar. Vashat e kryeqytetit, të mërkurën, kanë mposhtur Prishtinën, me rezultat 4:3, kurse pas ndeshjes kanë festuar trofeun, të cilin ua ka dorëzuar anëtarja e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, Vjollcë Krasniqi.

Për klubin nga lagjja Kodra e Trimave, që është themeluar para dhjetë vjetësh, ky është titulli i dytë i kampionit. Kosova (P) e mbylli kampionatin me 33 pikë të arkëtuara. “Konkurrenca ka qenë e fortë, por ne ishim më të mira se skuadra e tjera dhe me meritë jemi kampione”, ka theksuar kapitenia e Kosovës (P), Lumturije Muhadri. Ndeshja e fundit e edicionit u përshkrua me rivalitet, kurse pati edhe rrebesh golash. Prishtina e para kaloi në epërsi në minutën e 15-të me golin e Liridona Sylës. Dhjetë minuta më vonë futbollistja më e mirë në vend, Suada Jashari, barazoi rezultatin 1:1, ndërsa Blerta Kaçiu shënoi për 2:1 në minutën e 34-t. Edhe pjesa e dytë solli gola të shumtë. Blerta Kaçiu shënon golin e dytë për epërsinë 3:1, në minutën e 46-të, kurse Shqipe Berisha çoi shifrat në 4:1, në minutën e 60-të. Megjithatë skuadra e Prishtinës nuk u dorëzuar deri në fund, duke realizuar dy gola, për ta ngushtuar epërsinë në 4:3. Në minutën e 65-të shënoi Qëndresa Krasniqi nga penalltia, kurse rezultatin përfundimtar e vendosi Edona Kryeziu po ashtu nga penalltia. “Edhe pse kishim mungesa në skuadër, mendoj se kemi treguar lojëra të mira në stinorin pranveror. Deri këtu kemi arritur me punë të zellshme e disiplinë. Këto vasha meritojnë lëvdate për angazhim dhe lojëra cilësore. Disa prej vajzave luajnë në kombëtaren shqiptare dhe me lojërat e tyre janë mahnitur edhe stafi kombëtares”, ka thënë trajneri i Kosovës (P), Naim Pevçeli.


busy
komente