Arbnor Morina drejtor sportive i Hysit | ||||
|
Ish - trajneri i Kosovës së Vushtrrisë, Arbnor Morina zyrtarisht sot është emëruar drejtor sportiv i skuadrës elitare, Hysi. “Ne kemi arritur marrëveshje më Morinën që ai tani e tutje të jetë drejtor sportiv i skuadrës sonë. Morina, do t’i këtë duart e lira që të kryen edhe punë të tjera në skuadrën tonë, në mënyrë që kubi ynë të avancohet edhe më shumë”, ka thënë në takim me medie, Afrim Macula, zyrtar i Hysit. Ndryshe, i kënaqur më angazhimin e tij në skuadrën e Hysit, është shprehur Morina. Ai ka theksuar se në skuadrën e Hysit, ka vend për të bërë punë edhe më të mirë. “Eksperienca ime në këtë drejtim bën që të bëjmë punë edhe më të mirë në këtë skuadër. Hysi, ka arritur sukses të mira në këto shtatë vjetet nga themelimi i klubit, mirëpo kjo skuadër mund të arrijë edhe më shumë”, ka thënë Morina. Më pas Morina, ka pohuar se mund të këtë ndryshime edhe në skuadër. “Shefi i Shtabit Teknik, Luan Prekazi, do të jetë ai që do të vendos për transferimin e ndonjë lojtari. Sigurisht se në skuadër mund të sjellim tre-katër lojtar. Qysh tash kemi bërë kontaktet e para më disa futbollist nga skuadrat e Kosovës, por s’përjashtohet mundësia që ne të sjellim lojtar edhe nga tregu i huaj”, ka theksuar Morina, i cili ka shtuar se “nga tregu i huaj ka shumë menaxher që dëshirojnë të sjellin në Kosovë, madje ata janë nga mosha 17 vjet e deri te 2 vjet”.
Veton Zymberi
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3380 |