Nikoll Dushi : Tete muaj sa tete vjet! | ||||
|
Sulmuesi Nikoll Dushi është afër rikuperimit. Ai ishte lënduar para tetë muajsh kundër Flamurtarit. Rikthimi i tij pritet të jetë në fillim të stinorit pranveror. “Jam lënduar para tetë muajsh, dhe më është dashur të operohem. Tash jam duke u përmirësuar. Besoj se në fillim të sezonit pranveror do të jam i gatshëm t’i ndihmoj skuadrës. Mezi po pres të rikthehem. Vërtet më ka marrë malli të luaj futboll”, ka thënë Dushi. Ish-sulmuesi i Prishtinës dhe Fushë-Kosovës nuk është aspak i kënaqur me rezultatet e arritura nga skuadra e Vëllaznimit. Ai ka shprehur besimin se kjo skuadër do të jetë më ndryshe në stinorin pranveror. “S’jam i kënaqur me rezultatet e arritura. Kam besim të plotë se Vëllaznimi në pranverë do të jetë krejt ndryshe, dhe më nuk do të jetë në vendin e fundit”, ka shtuar ai.
Veton Zymberi
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2837 |