HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 23 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Raiffeisen Superliga/ Prishtina dhe Drita fitojne ne shtepi
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 22 Gusht 2012 20:37   pdfShtypEmail

prishtina.jpg3Skuadra kampione në fuqi e Raiffeisen Superligës, Prishtina, e ka nisur me këmbë të mbarë edicionin e ri, duke shënuar fitore në duel me Trepçën, para tifozëve të vet, me rezultat 2-1.

Por, deri te kjo fitore prishtinasit kanë arritur me shumë mund. Të dy golat për Prishtinën i realizoi Florim Bërbatovci, në minutat 61’ e 76’. Trepça kaloi e para në epërsi, në minute e 49-të, me golin e shënuar nga Erdin Hashani, kurse në minute e 64-ter, pati mundësi të rikthehej sërish në epërsi pas golit të parë të Berbatovcit, por gjuajtjen e Shpëtim Babajt nga penalltia e mbrojti Kushtrim Mushica, i cili në ato çaste e zëvendësoi Flamur Nezirin.

Me të njëjtin rezultat fitores iu gëzua edhe Drita në përballje me Hysin. Gjilanasit e panë veten në disavantazh qysh në minutën e tretë, kur Labinot Osmani i kaloi bardhezinjtë në epërsi. Vendasit i barazuan shifrat tre minuta pa përfunduar pjesa e parë me anë të Përparim Osmanit, i cili nga afërsia shënoi pas një rrëmuje të krijuar në zonën e rreptësisë. Ndërkaq, kur pritej përfundimi i 45-minutëshit të parë, më saktësisht në minutën e dytë shtesë, Ismet Ramushi i kaloi bardhekaltrit në epërsi pasi mori një top të mirë nga Osmani, duke vulosur edhe fitoren e skuadrës së tij.

Ndërkohë, sfida në Gjakovë ndërmjet Vëllaznimit dhe Kosovës (V) u mbyll pa fitues dhe pa gola.

Nesër zhvillohet ndeshja e fundit e javës së parë ku takohen Liria dhe Ferronikeli.


busy
komente