Dukagjin Gashi rikthehet te Besa ? | ||||
|
Kryetari i KF Besës, Agim Elshani, ka marrë me seriozitet paralajmërimin e kapitenit Haxhi Zeka për përforcimin e skuadrës së Besës për stinorin pranveror. Numri një në skuadrën pejane “gjahun” e ka filluar në Drenicë. Ai dëshiron që ta rikthejë në skuadër mesfushorin Dukagjin Gashi, i cili u afirmua si futbollist në skuadrën e Besës. Mesfushori Dukagjin Gashi ka thënë se kanë mbetur vetëm edhe disa detaje të vogla për rikthimin në skuadrën e Besës. “Kryetari i skuadrës së Besës, Agim Elshani, më ka kontaktuar. Unë kam kontratë me Drenicën edhe për gjashtë muaj, por dëshira ime është të rikthehem në Besë. Pas përfundimit të ndeshjeve të Kupës do të bisedoj me drejtuesit e Drenicës dhe qind për qind në stinorin pranveror do të jam pjesë e Besës”, ka thënë Dukagjin Gashi, i cili ishte pjesë e sukseseve me skuadrën e Besës. Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës në Futboll, Dukagjin Gashi, në fillim të këtij edicioni ishte transferuar te skuadra e Hysit, por pas një kohë të shkurtër përsëri u rikthye në Drenicë.
Veton Zymberi
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2992 |