Raiffeisen Superliga/ Hajvalia fiton ndeshjen e pare ne Superlige | ||||
|
Sot janë zhvilluar tri ndeshje në kuadër të javës së katërt në Raiffeisen Superligë, në të cilat fitoreve iu gëzuan skuadrat vendase. Trepça ka shijuar fitoren e dytë para tifozëve të vet, duke e mposhtur Hysin, me rezultat 1:0. Golin e vetëm në këtë sfidë e ka shënuar Lavdim Balia, në minutën e 55-të pas asistimit të Enis Zabërgjës. Fitoren e dytë në shtëpi e ka regjistruar edhe Vëllaznimi, duke e mposhtur Lirinë, me shifrat 3:1. Të parët në epërsi kaluan prizrenasit, me golin e Admir Karahodës, në minutën e 14-të, por pas vetëm dhjetë minutash shifrat i barazoi Atdhe Gashi nga penalltia, pasi Thaçi e ndali në mënyrë të palejueshme Gucin brenda zonës. Kapiteni i gjakovarëve realizoi edhe golin e dytë, në minutën e 60-të nga gjuajtja e lirë, derisa rezultatin përfundimtar e vulosi Dardan Rogova. Ndërkohë, skuadra e promovuar në Superligë, Hajvalia ka arritur ta mposhtë Besën, me rezultat 2:0. Protagonist i këtij takimi ishte Fillim Guraziu, me dy gola të shënuar. Fillimisht realizoi nga penalltia, në minutën e 28-të, kurse në minutën e 85-të vendosi rezultatin përfundimtar 2:0. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4189 |