Raiffeisen Superliga/ Trepça’89-Prishtina u mbyll pa fitues, Besa e gjunjëzoi Llamkos Kosovën | ||||
|
Skuadra kampione në fuqi e Kosovës, Prishtina ka arritur të dalë e pamposhtur nga stadiumi “Riza Lushta” në Mitrovicë në duel me Trepçën’89, pasi sfidën e javës së 17-të, të fundit për stinorin vjeshtor në Raiffeisen Superligë, e ka mbyllur me shifrat 1:1. Prishtinasit kaluan të parët në epërsi, qysh në fillim të ndeshjes me golin e shënuar Azem Ahmeti nga penalltia, mirëpo shifrat i barazoi Shpëtim Idrizi, me një gjuajtje të shkëlqyeshme nga goditja e lirë për të vendosur shifrat përfundimtare, 1:1. Fitore tejet bindëse ka realizuar Besa, e cila ka shpartalluar Llamkos Kosovën, me rezultat 5:0. Nga dy gola i shënuan Haxhi Zeka dhe Egzon Gashi, derisa golin e fundit e realizoi Adis Salihu. Fitore para tifozëve të vet shënoi edhe Drita në duel me Vëllaznimin, me rezultat 3:1, me golat e shënuar nga Foniqi (23’, 66’) dhe Ismet Ramushi (88’) nga penalltia, derisa golin e vetëm për gjakovarët e shënoi Alban Guci (75’). Ndërkohë, Hysi ka shënuar fitore të vështirë në duel me Feronikelin, 1:0, me golin e shënuar nga Edon Zeqiri, në minutën e 90-të. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 6543 |