Emin Baliqi refuzon Hysin | ||||
|
Sulmuesi i KF Trepçës, Emin Baliqi, e ka refuzuar ofertën e skuadrës së Hysit. Këtë lajm e ka bërë të ditur sulmuesi i skuadrës nga Mitrovica, i cili ka thënë se kontrata që ka me skuadrën e Trepçës ka qenë arsye kryesore për refuzimin e ofertës së skuadrës së drejtuar nga Luan Prekazi. “Drejtuesit e Hysit më kanë kontaktuar, por ofertën e tyre e kam refuzuar, për shkak se kam kontratë me skuadrën e Trepçës. Po kaloj mirë në këtë skuadër. Dhashë Zoti të vazhdojë kështu edhe në të ardhmen!”, ka thënë për Emin Baliqi, i cili mendon se loja kolektive është “arma” më e fortë e skuadrës kampione të vjeshtës. Skuadra e Trepçës, pas përfundimit të fazës së parë, renditet në pozitën e parë në tabelën e klasifikimit me dy pikë më shumë se skuadra përcjellëse Hysi, dhe sulmuesi Emin Baliqi ka shprehur mendimin se edhe në stinorin pranveror skuadra nga stadiumi olimpik “Adem Jashari” do të jetë e njëjtë. “Mendoj se jemi me plot meritë në vendin e parë. Kam shumë besim se edhe në pranverë do të demonstrojmë lojëra të bukëra dhe të marrim rezultate pozitive. Skuadra e Hysit është e fortë, por ne kemi një përparësi më të madhe për t’u shpallë kampionë”, ka shtuar ai.
Veton Zymberi
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2736 |