Krenar Vokshi refuzon skuadrat Malazeze | ||||
|
Sulmuesi i Besës, Krenar Vokshi ka bërë me dije se dy skuadra të elitës malazeze janë të interesuara për shërbimet e tij. Mirëpo ai ka mohuar se qëndrimi në Mal të Zi ka të bëjë me ofertat që ka marrë në këtë miniafat kalimtar. “Dy skuadra të elitës malazeze më kanë kontaktuar, por u kam dhënë përgjigje negative. Vizita ime në Mal të Zi nuk ka të bëjë me oferta, por është vetëm një vizitë relaksuese”, ka thënë Krenar Vokshi, i cili nuk ka dashur t’i bëjë publike emrat e skuadrave të interesuara për shërbimet e tij. Sulmuesi, i cili ka shfaqur paraqitje të mira, e ka cilësuar stinorin vjeshtor të suksesshëm për skuadrën e Besës. Ndërkohë, ka bërë me dije se skuadra pejane është pretendente për titull të kampiones. “Kemi luajtur mirë gjatë gjithë sezonit vjeshtor, dhe rezultatet janë të kënaqshme. Me tri përforcime në mesfushë do të riktheheshim në garë për titull të kampiones. Skuadra e Trepçës dhe e Hysit janë favorite për titull të kampiones”, ka shtuar ai. Krenar Vokshi në stinorin vjeshtor ka arritur që të shënojë dy gola për skuadrën e Besës.
Veton Zymberi
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3688 |