HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 24 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Ylli Hoxha : Dua titullin dhe Kupën e Kosovës
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 16 Dhjetor 2009 17:08   pdfShtypEmail

ylli_hoxhaPërforcimi i ri i nënkampionit, Hysit, Yll Hoxha, ka thënë se ndihet i lumtur që është bërë pjesë e skuadrës së Hysit.

Hoxha në edicionin e fundit ka milituar në futbollin e Finlandës, dhe se, sipas tij, kushtet e mira që ia ka ofruar Hysi, kanë qenë shkaqet për t’u kthyer në futbollin e Kosovës.

“Ka qenë e pamundur të refuzohet oferta e Hysit. Ajo ma ndryshoi mendjen që të rikthehem në vendlindjen time. Jam i lumtur që rikthehem në futbollin tonë, madje në një skuadër të mirë siç është Hysi”, ka thënë Hoxha, i cili ka shtuar se “kontrata ime me Hysin është dyvjeçare”.

Sipas ish-futbollistit të Prishtinës, Yll Hoxhës, skuadra e tij i ka të gjitha mundësitë që ta arrijë titullin e kampionit. Ai është i bindur se Hysi do të triumfojë edhe në garat e Kupës së Kosovës.

“Kemi një skuadër mjaft të mirë, e cila ka futbollistë të shquar. Me fondin e lojtarëve që e kemi, por dhe me punën që do të bëhet gjatë përgatitjeve, jam i bindur se Hysi do të triumfojë në të dy frontet: Titullin e Kampionit dhe Kupën e Kosovës”, ka theksuar Hoxha.

Duhet theksuar se drejtuesit e Hysit, përveç angazhimit të Yll Hoxhës, pak ditë më parë kanë arritur marrëveshje edhe me Fisnik Papuçin e Drilon Dragushën (Vëllaznimi), kurse dy ditë më parë ka emëruar në krye të bankinës strategun e njohur Hysni Maxhunin.

Fatmir Bytyçi

 


busy
komente