HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 03 Maj 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Musa Selimi i rikthehet futbollit ?
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 17 Dhjetor 2009 13:46   pdfShtypEmail

musa_selimiMusa Selimi është duke u përgatitur t’i rikthehet zejes së trajnerit në futboll. Kjo pritet të ndodhë gjatë këtij miniafati kalimtar. Për këtë lajm ka njoftuar kryetari i Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), Musa Selmi.

“Në një të ardhme të afërt ka mundësi t’i rikthehem zejes së trajnerit në futboll. Për momentin asgjë konkrete s’ka, por 90 % në pranverë do ta drejtoj një skuadër të futbollit”, ka thënë Musa Selimi.

Ish-trajneri i Dritës dhe Gjilanit, edhe pse e ka bërë mendjen një që të marrë një skuadër për ta drejtuar, ka thënë se volejbolli nuk do të mbetet në rëndë të dytë.

“Unë jam profesor i volejbollit dhe më takon në mënyrë permanente të merrem me volejboll. Nuk e kam ndërmend ta ndërpres aktivitetin në federatë, por do të mundohem të tërhiqem nga disa aktivitete. Detyra e trajnerit është një gjë që më pëlqen shumë, pasi kam pasur suksese të jashtëzakonshëm në regjionin e Anamoravës me suksese në nivel të Kosovës”, ka shtuar Selimi, i cili nuk ka dashur të flasë rreth emrave të skuadrave, por burime të gazetës, të afërta me Selimin, kanë bërë me dije se skuadra e Ferronikelit dhe ajo e Vëllaznimit janë të interesuara për shërbimet e tij. Muaj më parë edhe drejtuesit e skuadrës së Gjilanit kishte shprehur interesim për Musa Selimin.

Sukseset e kryetarit aktual të FVK-së në futboll janë të mëdha. Ai me skuadrën e Gjilanit ishte fitues i Kupës në sezonin 2000/01, kurse në vitin 2004 ishte shpall kampion vjeshtor dhe në 16 ndeshje nuk kishte pësuar asnjë humbje.

Veton Zymberi


busy
komente