Besnik Kollari: Prishtina do të jetë gati për betejat e reja | ||||
|
Kampionia në fuqi, Prishtina, është duke zhvilluare përgatitjet intensive për garat e edicionit të ri që do të nisin më 15 gusht. Kryetrajneri i skuadrës kampione, Prishtinës, Besnik Kollari, ka thënë se është i kënaqur me përgatitjet që po bën skuadra e tij. Kollari, i cili pak ditë më parë ka zëvendësuar Afrim Tovërlanin në postin e shefit të Shtabit Teknik të Prishtinës, ka thënë se skuadra e tij do të jetë e gatshme për betejat e reja. Kampionët e Kosovës me kohë kanë nisur stërvitjet dhe se, sipas Kollarit, deri tash gjithçka ka shkuar sipas planprogramit të paraparë. “Të them të drejtën jam i kënaqur me punën që po bëhet gjatë përgatitjeve. Po punojmë dy herë në ditë dhe se, gjithçka po ecën ashtu edhe siç e kemi paraparëâ€, ka thënë Kollari. “Të gjithë futbollistët po japin maksimumin në stërvitje dhe realisht jam i kënaqur me punën e tyre, ndonëse kam pritur më shumë në ndeshjet kontrolluese që kemi zhvilluarâ€. Prishtina gjithnjë kërkon titullin I pari i bankinës së “bardhekaltërveâ€, ka theksuar se skuadra e tij si çdoherë ka objektiva të larta. Kollari ka pohuar se nuk kërkon me çdo kusht titullin. “Dihet se objektiv i Prishtinës gjithnjë është kreu i tabelës, kurse personalisht s’kam asnjë kushtëzim nga drejtuesit e klubit që ta arrij me çdo kusht titullin e kampiones. Synimi im do të jetë krijimi i një skuadre solide, pasi nga ekipi ynë kanë ikur disa lojtarë. Më përforcimet që kemi sjellë na duhet punë, në mënyrë që ta komponojmë skuadrën ashtu siç duhet. Objektivi im do të jetë krijimi i një ekip kompaktâ€, ka thënë Kollari, i cili ka shtuar se “titulli i kampionit nuk do të jetë i lehtë, për faktin se shumë skuadra janë përforcuar mjaftâ€. “Garat e edicionit të ri do të jenë shumë më të vështira, pasi shumica e skuadrave kanë sjellë përforcime të mëdha. Gara për titull të kampiones do të jetë interesante dhe shumë e ‘nxehtëâ€â€™, ka theksuar Kollari.  Dua Superkupën Garat e kampionatit të ri do të nisin me Superkupën e Kosovës, e cila do të zhvillohet më 9 gusht, e ku do të përballen finalistët e Kupës së Kosovës, Prishtina dhe Hysi. Kujtojmë se Hysi kishte mundur në finale Prishtinën 2:1. Trajneri i Prishtinës, Besnik Kollari, ka thënë se skuadra e tij në finalen e superkupës kërkon fitore. “Në ndeshjet e superkupës është vështirë të prognozohet se kush do të fitojë, por ne jemi përgatitur mirë dhe ndaj Hysit do të kërkojmë fitore. Hysi ka skuadër të mirë, e cila në afatin veror është përforcuar edhe me dy-tre lojtarë të mirë, mirëpo synimi ynë është që pikërisht ndaj Hysit ta nisim me fitore këtë edicionâ€, ka thënë Kollari. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4376 |