HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 24 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kush do të jetë gjyqtar i vitit 2009 ne Kosove?
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 04 Janar 2010 16:11   pdfShtypEmail

fischiettoMaxhuni e Sejdiu: S’ka më të mirë se Përparim Hasani


Trajneri i Hysit, Hysni Maxhuni, ka thënë se gjyqtarit Përparim Hasanit duhet t’i takojë epiteti i gjyqtarit më të mirë të vitit që tashmë e kemi lënë prapa. Hasani çmimin e gjyqtarit më të mirë e kishte fituar edhe vitin e kaluar.

Sipas strategut Maxhuni, Hasani edhe në vitin 2009 është treguar më i mirë se gjyqtarët e tjerë të elitës së futbollit tonë. Maxhuni ka thënë se gjatë garave të vitit të kaluar edhe tre-katër gjyqtarë janë treguar të suksesshëm, por, sipas tij, Hasani aktualisht është edhe gjyqtar numër një në futbollin tonë.

“Edhe në vitin që lamë pas Përparim Hasani është treguar më i mirë se gjyqtarët e tjerë”, ka thënë Maxhuni.

“Gjatë garave të zhvilluara në edicionin e kaluar, edhe tre-katër gjyqtarë janë të treguar të mirë, mirëpo Hasani meriton ta fitojë epitetin e më të mirit për vitin 2009”.


Sejdiu favorizon Hasanin

Edhe ish-trajneri i Trepçës, Gani Sejdiu, lidhur me epitetin e gjyqtarit më të mirë, ka favorizuar gjyqtarin nga Prishtina, Përparim Hasanin.

“Bazuar në referimin që kanë shfaqur gjyqtarët e Kosovës në vitin e kaluar, mendoj se sërish çmimi i më të mirit duhet t’i takojë Hasanit”, ka thënë Sejdiu, i cili ka shtuar, “ka pasur kritika edhe në referimin e Hasanit”.

“Kritika ka pasur edhe në adresë të Hasanit, megjithatë, kur analizohet i gjithë referimi, atëherë me të drejtë Hasani meriton të shpallet gjyqtari më i mirë në futbollin tonë, ani pse referim të mirë kanë treguar edhe tre-katër gjyqtarë të tjerë”, ka theksuar Hasani.

Sokoli: Gjyqtari Hasani nuk e meriton ta fitojë epitetin e më të mirit

Ndryshe, trajneri i KEK-ut, Bylbyl Sokoli, ka thënë se Përparim Hasani nuk e meriton të shpallet trajneri më i mirë për vitin 2009. Sipas Sokolit, Hasani skuadrën e KEK-ut e ka dëmtuar në mënyrë drastike në dy-tri ndeshje.

“Nuk mund ta kuptoj se si mund të jetë gjyqtari më i mirë që na ka dëmtuar direkt në dy-tri ndeshje. Ka kohë që nuk kam parë një gjyqtar, i cili dëmton skuadrën siç është rasti me KEK-un. Prandaj Hasani nuk meriton të jetë më i miri”, ka vlerësuar Sokoli, i cili ka shtuar se: “Nuk i kam përcjell të gjithë gjyqtarët e tjerë që kanë referuar në elitën e futbollit tonë, por Hasani assesi s’meriton të jetë në mesin e më të mirëve”.

Shpallja e më të mirëve për vitin 2009 do të bëhet të mërkurën në ambientet e “Sheshit 21”.

Fatmir Bytyçi

 


busy
komente