Suad Saliagiqi : S’largohem nga Prishtina | ||||
|
Sulmuesi Suad Saliagiq përfundimisht do të mbetet pjesë e FC Prishtinës edhe për stinorin pranveror. Këtë lajm e ka konfirmuar vete sulmuesi shtatlartë. “Pavarësisht ofertave të shumta, kam vendosur të mbetem pjesë e skuadrës së Prishtinës. Oferta ime me këtë skuadër është edhe një vit e gjysmë dhe dua ta respektoj”, ka thënë Suad Saliagiq. Ish-sulmuesi i Klubit të Futbollit Istogu është shprehur i bindur se do të jetë pjesë e formacionit bazë të skuadrës “bardhekaltër” në stinorin pranveror. “Kam pasur probleme të mëdha me lëndime, por jam i bindur se do të jam standard në stinorin pranveror. Konkurrenca është shtuar shumë, por kjo është diçka pozitive, pasi duhet ta japim maksimumin për të zënë vend në formacionin e parë”, ka shtuar ai. Sulmuesi boshnjak Suad Saliagiq në këtë afat kalimtar është kërkuar nga skuadra e Flamurtarit, kurse edhe skuadrat e KEK-ut dhe Trepça ’89 ishin të interesuara për shërbimet e tij.
Veton Zymberi
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2843 |