HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 04 Maj 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Mentor Zhdrella - Futbollisti me i mire i vitit!
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 07 Janar 2010 06:37   pdfShtypEmail

zhdrella_thumbMesfushori Mentor Zhdrella është shpallur futbollisti me i mirë për vitin 2009. Zhdrella ka marrë me së shumti vota nga 12 trajner të Raiffeisen Superligës së Kosovës në Futboll. Pasi ka marrë shpërblimin mesfushori i KF Hysit, është shprehur i lumtur për ketë çmim.

“Faleminderit për çmimin. Me lojërat e treguara mendoj se e kam merituar”, ka thënë Mentor Zhdrella, i cili edhe me herët kishte deklaruar se e meriton epitetin e futbollistit me të mirë për vitin 2009. Ndërsa shoku i skuadrës, Enis Zabergja është shpallur golashënuesi me i mirë me 21 gola të shënuara.

Ish-trajnerit të Lirisë, Erdogan Cilina i ka takuar epiteti i trajnerit me të mirë, kurse KF Hysi nga Besiana është shpallur skuadra me Fair-play. Kampionia aktuale, Prishtina është shpallur skuadra me e mirë. Ndërsa gjyqtari i njohur kosovar Përparim Hasani është zgjedhur gjyqtari më i mirë për të katërtën herë radhazi, kurse Nexhmedin Haxhiu u shpall punëtori me i mirë sportiv.

FFK-ja nuk ka harruar as futbollistet, ku me e mira është shpallur Albina Ramadanin, anëtare e Kosovës së Prishtinës, kurse Qëndresa Krasniqi është shpallur talentja me e madhe. Skuadra e Kosovës së Prishtinës rrëmbej edhe epitetin e klubit me te suksesshëm.

Skuadra e Fenix është shpall skuadra me e mirë në futsall, kurse epitetit me të mirë në ketë ligë i takoj Mentor Mejzini (Fenixi). FFK-ja ka nderuar me mirënjohje edhe ata që kontribuuan në diasporë. Klubi më i suksesshëm është zgjedhur KF Kosova nga Zurichu, ndërsa punëtori më i mirë Mbronz Gegaj, anëtarë i KF Kosova nga Munihu. Me mirënjohje të veçanet është nderuar edhe Ardian Kozniku, ish-futbollist i dëshmuar. Me mirënjohje janë nderuar: Raiifeisen Bank, Ministria e Sportit, SHPK-ja, Rinora 4 si dhe Shoqata e Gazetarëve Sportiv.

Dhjetë futbollistët më të mirët për vitin 2009

 

1.Mentor Zhdrella          (Hysi)

2.Behar Maliqi              (Prishtina)

3.Haxhi Zeka                 (Besa)

4.Ymer Xhaferi              (KEK-u)

5.Enis Zabërxha            (Hysi)

6.Elvis Osmani              (Trepça)

7.Labinot Osmani         (Hysi)

8.Fitim Krusha              (Liria)

9.Roland Duraku           (Liria)

10.Faton Zejnullahu     (Flamurtari)



Veton Zymberi


busy
komente