Enis Fetahu: Dua të luaj për ekip pretendent | ||||
|
Gjysma e elitës pas sulmuesit Enis Fetahu Një nga sulmuesit më të mirë në futbollin tonë, Enis Fetahu, ka thënë se ka marrë oferta të shumta nga skuadrat e elitës së futbollit të Kosovës. Fetahu, i njohur me nofkën “mistergoli†i Kosovës, pak ditë më parë kishte arritur marrëveshje me Vëllaznimin, mirëpo, për shkak të obligimeve familjare, u largua nga skuadra gjakovare. Fetahu, që ka dhënë kontribut të çmueshëm në sukseset e Prishtinës, ka thënë se brenda pak ditëve do të vendosë për të ardhmen e vet. “Shumë skuadra të elitës së futbollit tonë kanë shprehur interesim për mua. Thuajse gjysma e skuadrave të Superligës kërkojnë shërbimet e miaâ€, ka thënë Fetahu, duke njoftuar ndërkohë se “Disa nga këto oferta i kam shqyrtuar. Besoj se deri të hënën do të vendos se në cilën skuadër ta vazhdoj karrierënâ€. Ish-sulmuesi i disa skuadrave të Kosovës, ka thënë se do të jetë pjesë e asaj skuadre e cila synon titullin e kampiones. Sipas Fetahut, në këtë valle mund të jetë Trepça nga Mitrovica. Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë të kalojë në radhët e “xehetarëveâ€. “Trepça është nja nga skuadrat që ka shprehur interesim për mua. Kjo skuadër do të jetë një nga skuadrat që synon titullin e kampiones, prandaj ekziston mundësia të bëhem pjesë e saj. Një gjë është e sigurt: do të jem pjesë e asaj skuadre që ka objektiv titullin e kampionesâ€, ka theksuar Fetahu. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5100 |