Prishtina dy fitore dhe një humbje në turneun e Winterthur | ||||
|
Kampionia në fuqi, Prishtina, ka arritur të shënojë dy fitore në futsall në turneun ndërkombëtar në Winterthur të Zvicrës, kurse ka pësuar humbje në gjysmëfinale ndaj Luzernit. Prishtinasit në takimin e parë ka mundur nikoqirin Winterthur 4-3, kurse më të njëjtin rezultat kane mundur edhe Araun. “Bardhekaltrit”, megjithëse treguan lojë të bukur, humben 2-5 sfidën ndaj Luzernit. Sipas informacioneve që vijnë nga Winterthuri, djelmoshat e strategut, Skënder Shengyli, pavarësisht se nuk ia dolën të shkojnë në finale, megjithatë ata shfaqen futboll të bukur që kënaqen publikun shqiptar që ishin në tribunat e stadiumit. Kujtojmë se Prishtina, vitin e kaluar kishte fituar kupën e këtij turneu ndërkombëtar. Kryeqytetasit diten e hene kthehen në Kosovë. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2586 |