HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 03 Maj 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kasapi dhe Hysenlekaj afer Drenices
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 11 Janar 2010 15:00   pdfShtypEmail

drenica 2005-06Sulmuesi pejan Fetim Kasapi dhe mesfushori deçanas Blerim Hysenlekaj mund ta përforcojnë skuadrën e Drenicës për stinorin pranveror. Këtë lajm e ka bërë të ditur Zenun Kodra, kryetar i KF Drenicës. Sipas numrit një në skuadrën e Drenicës, çdo gjë do të qartësohet brenda dhjetë ditëve të ardhshme.

“Jemi në bisedime me Fetim Kasapin dhe Blerim Hysenlekajn, por ende s’kemi arritur ndonjë marrëveshje. Sot (e hënë) do t’i përfundojmë bisedimet me Hysnelekajn, kurse me Kasapin i përfundojmë brenda dhjetë ditëve të ardhshme”, ka thënë Zenun Kodra.

Nga skuadra e Drenicës në këtë afat kalimtar, sipas Kodrës, mund të largohet vetëm mesfushori Rexhë Zhabollaj.

“Nuk do të ketë shumë ndryshime për pranverë. Fond kemi, por nuk na duhen shumë futbollistë. Ndërsa nga skuadra mund të largohet vetëm Zhabollaj”, ka shtuar Kodra.

Veton Zymberi

 


busy
komente