Prishtina fiton Superkupën e Kosovës | ||||
|
FC Prishtina në një atmosferë hipozante, të hënën në mbrëmje në stadiumin e qytetit në Prishtinë është shpallur fituese e Superkupës së Kosovës në Futboll, pasi ka mposhtur skuadrën e Hysit me rezultat (5:2). Nga Veton Zymberi Stadiumi i qytetit në Prishtinë Shikues rreth 1000 Gjyqtarë: I.Kelmendi, B.Kpuska, N.Ibrahimi. Kartonë të verdhë: Vokshi, Idrizi, Skeraj, Krasniqi, Fazliu (Prisht), Zhdrella, Ahmeti (Hys). Kartonë të kuq: Maliqi (Prisht). Prishtina: Statovci, Krasniqi, Vokshi, Idrizi, Ibrahimi (Mustafa), Maliqi, Dajaku, Kozhani, Llumnica, Skeraj (Fazliu), Saliagiq (Haliti). Hysi: Neziri, Kida, G.Gashi, Ahmeti (Cacaj), Musolli (Haliti), D.Gashi, M.Zhdrella, Breznica, Islamaj, Osmani (Berisha), Zaberxha. Thanë pas ndeshjes   Besnik Kollari, trajner i Prishtinës: “Ishte një lojë e bukur. Lojtarët nga dëshira e madhe në pjesën e parë nuk arritën t’i kryen detyrat. Pas pushimit, dhe këshillave e ndërrimeve arritëm që të rikthejmë rezultatin. I falënderoj tifozët e Prishtinës dhe ata të Hysit për atmosferën e krijuarâ€. Muharrem Sahiti, trajner i Hysit: “Në pjesën e parë dominuam plotësisht. Në pjesën e dytë pësuam me gabime të mbrojtjes. Këto gabime ishin katastrofale që na kushtuan me humbjeâ€. Astrit Fazliu, sulmues i Prishtinës: “Duke e parë rendësin e kësaj lojë kam menduar që mund të shënoj një herë, por jo tri herë sa shënova. Mendoj që me mërit e fituam ketë ndeshjeâ€. Isuf Llumnica, mesfushori i Prishtinës: “Hysi dominoj pjesën e parë, kurse ne në të dytë. Loja ishte e shkëlqyeshme, dhe mendoj që fituam me plotë mërit. Falënderoj tifozët e të dyja skuadrave për atmosferën e krijuarâ€. Enis Zaberxha, kapiten i Hysit: “Ishte një lojë e mirë. Ne dominuam në pjesën e parë, por në pjesën e dytë gabuam në mbrojtje dhe pësuam disfatë. Prishtinës ja uroj fitorenâ€. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4212 |