Shkëndija "bombardon" Miravcin | ||||
|
Shtatë ndeshje të zhvilluara, 3 fitore të skuadrave vendase, 1 barazim dhe 3 fitore të ekipeve mysafire me gjithsejtë 20 gola të shënuar është epilogu i takimeve të xhiros së dytë në Ligën e dytë republikane të futbollit të Maqedonisë. Skuadrat shqiptare edhe në këtë javë kanë pasur suksese të përgjysmuara meqë Shkëndija dhe Drita kanë shënuar fitore, ndërsa Vllaznimi i Kërçovës dhe Vllazërimi i Strugës kanë pësuar disfata. Shkëndija e Tetovës ka shënuar fitoren më të lartë këtë javë duke e "bombarduar" Miravcin në cilësinë e mysafirit edhe atë me rezultat 0:4. Hat-trick në këtë takim ka realizuan përforcimi Burhan Emurllahu kurse një gol e ka shënuar Feran Hasani. "Kjo është loja e vërtet e Shkëndijës ndaj edhe nuk mungoi suksesi. Në ndeshjet e radhës mendoj se me përkrahjen e tifozëve tanë do të jemi shumë më të motivuar", deklaroi Emurllahi. Nga ana tjetër, edhe trajneri Qatip Osmani u shpreh i kënaqur nga tre pikët e fituara. "Luajtëm me një angazhim maksimal duke e respektuar kundërshtarin dhe me një disiplinë në lojë. Kjo ndikoj në fund që të arrijmë deri te kjo fitore e lartë. Uroj lojtarët për këtë triumf shumë të rëndësishëm", pohoi Osmani. Në ballafaqimin tjetër, Drita e Bogovinës në ndeshjen e parë para tifozëve të vet fal golit që e shënoi Mexhit Neziri në sekondat e fundit të takimit arriti që disfatën ta kthejë në fitore. Në pjesën e parë bogovinasit ishin ata që diktonin tempin duke krijuar raste të shumta. Në pjesën e dytë mysafiret shfrytëzuan një rast pas gabimit të mbrojtjes vendase dhe nëpërmjet Gjore Mihajllovskit kaluan në avantazh. Drita arriti të barazon në minutën e 79' nëpërmjet sulmuesit Driton Zeadinit, ndërkohë golin e fitores e realizoi mbrojtësi Mexhit Neziri. "Edhe pse luajtëm mirë duke krijuar raste të shumta, megjithatë deri te fitorja erdhëm me golin e fatit në sekondat e fundit. Si do që të jetë, tre pikët mbeten në Bogovinë", tha trajneri Jeton Beqiri   Set as favorite Bookmark Email this Hits: 6188 |