Ardian Nuhiu firmos me Slloga J. | ||||
|
Sulmuesi shqiptar Ardian Nuhiu i cili së fundmi luajti në Iran, ka vendosur që karrierën e tij ta vazhdojë në ekipin e Sllogës. Ai deri te ky vendim ka ardhur pas inspirimit të madh që pati nga fansat e këtij klubi "Shvercerat Shkup". "Ka një kohë që seancat stërvitore i zhvilloj me futbollistet e Çairit, pasi me duhet të mbaj formën. Jam ne biseda me disa ekipe nga Irani, por deri më tani nuk ka asgjë konkrete. Për mos të humbur nga forma kam vendosur që të veshi fanellën e Sllogës. Për këtë vendim ka ndikuar edhe atmosfera e zjarrtë që e krijojnë fansat e këtij klubi dhe vet inspirimi nga ata që unë të vazhdoj në këtë klub", pohoi Nuhiu. Ndryshe, drejtuesit e "pëllumbave" kanë kompletuar dokumentet e nevojshme për regjistrim, dhe të njëjtat do të dorëzohen në Federatën e futbollit të Maqedonisë. Kështu, mesfushori pritet së shpejti të paraqitet në formacionin e parë të Sllogës në ndeshjet e ardhshme. Mesohet se shumë afër nënshkrimit më klubin nga Çairi, është edhe vëllai i Ardianit, Arben Nuhiu, i cili gjithashtu pret të angazhohet në ndonjë ekip jashtë vendit. Nëse kjo nuk arrihet gjasat janë të mëdha që ai të kthehet në folenë e vjetër. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 6006 |