Maqedonia/ Qatip Osmani trajner i Renoves | ||||
|
Qatip Osmani është trajner i ri i Renovës, duke zëvendësuar në këtë post Vllatko Kostovin e larguar ditë më parë. Bisedimet ndërmjet drejtuesve të Renovës dhe Osmanit përfunduan me sukses kështu që të dyja palët firmosën marëveshje për bashkëpunim njëvjecar. Osmani para dy javëve u shkarkua nga detyra e trajnerit të Shkëndijës, ndërsa kjo është hera e dytë që ulet në pankinën e Renovës, të cilët i drejtoi para disa viteve. Osmani para dy viteve drejtoi Shkëndijën në fitimin e titujve të kampionit në Ligën e dytë dhe të parë, ndërsa me Renovën do të tentojë të prekë pjesën e siperme të renditjes dhe mbrojtjen e titullit në Kupën e Maqedonisë. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5107 |