Maqedonia/ Ne Tetove nuk do te kete "Komita" | ||||
|
Krye-ndeshja e javës së 9-të, të Ligës së Parë në futboll këtë të diel në Tetovë mes Shkëndijës dhe Vardarit do të luhet pa prezencën e tifozëve mysafir të njohur si “komiti”. Ndeshja është shpallur ndeshje e rrezikut të lartë. Incidentet e fundit të shkaktuara para gjatë dhe pas ndeshjes së javës së shkuar mes Vardarit dhe Pelisterit, kanë detyruar organet e FFM-së, që krye-ndeshjen e javës së 9-të, mes Shkëndijës dhe Vardarit ta shpallin ndeshje të rrezikut të lartë. Kjo do të thotë se është aktivizuar vendimi për mos udhëtimin të fansave mysafir, në këtë rast “komitët” nuk do të jenë në tribunat e stadiumit në Tetovë. FFM-ja ka aktizivuar këtë ndalesë të udhëtimit të fansave mysafirë, pasi sipas tyre nga SPB Tetova kanë marrë rekomandimin që të ndalohet udhëtimi I fansave mysafir në këtë ndeshje. Kjo është hera e dytë që fansave të skuadrave udhëtuese nuk iu lejohet të hyjnë në stadiumin e qytetit në Tetovë. Kjo më parë iu ndodhi fansave të Teteksit, të njohur si “Vojvodi”, të cilët nuk patën mundësi të ndjekin derbin lokal Shkëndija - Teteksi. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4921 |