Maqedonia/ Metalurgu kërkon 100 mijë euro dëmshpërblim nga Shaqiri | ||||
|
Klubi Futbollistik ‘Metalurg’ ka ngritur akt padi kundër trajnerit të Shkëndijës, Artim Shaqirit në Gjykatën Themelore në Shkup. Në kumtesën e klubit shkruan se padia është ngritur për shkak të akuzave dhe shpifjeve ndaj futbollistëve të Metalurgut nga trajneri i Shkëndijës, Artim Shaqiri, të cilat u publikuan në të përditshmen sportive ‘Makedonski Sport’ më 9 maj, pas sfidës Shkëndija – Metalurg. Më tej në kumtesën e KF Metalurg thuhet se dëmshpërblimi të cilën e kërkon kap shifrën prej 6 milion denarë ose 100 mijë eurosh. Ndryshe sfida Shkëndija – Metalurgu, e zhvilluar në Tetovë u mbyll me barazim 1-1, ndërsa trajneri Artim Shaqiri akuzoi futbollistët e Metalurgut se janë munduar të ofrojnë të holla futbollistëve tetovar për të nxjerr rezultat pozitiv. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4544 |