Maqedonia/ Klubet shqiptare kundër FFM-së | ||||
|
Përfaqësuesit e skuadrave të Shkëndijës, Renovës, Dritës, Gostivarit, Rufea M, Vrapçishtit, Zajazit dhe Lidhjet e Futbollit nga Tetova, Gostivari, Kërçova dhe Struga kërkojnë nga Federata e Futbollit të Maqedonisë, të riluhet përballja e balotazhit mes Euromilkut dhe Dritës së Bogovinës. Në mbledhjen, ku ishte edhe nënkryetari i FFM-së, Qenan Idrizi, u kërkua që ndeshja e ndërprerë në minutën e 69, të përsëritet në afat të paraparë sipas rregullores së garave në FFM. Në mesin e kërkesave është iniciativa për ngritje të procedurës disiplinore kundër referit Dalibor Gjorgjevski, i cili në raste të shumta në mënyrë drastike ka dëmtuar ekipet shqiptare duke i sharë ofenduar në baza nacionale futbollistët dhe zyrtarët e klubeve shqiptare. Dhe në fund të kerkesave të klubeve shqiptare është dërguar ultimatumi se nëse nuk realizohen kërkesat, do të rishqyrtohet pjesëmarrja e delegatëve shqiptarë në Kuvendin e Rregullt të FFM-së, më 29 qershor. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5765 |