Merkato/ Mexhit Neziri i bashkohet Renoves | ||||
|
Mexhit Neziri është përforcimi i parë i Renovës në mrekaton verore. Mbrojtësi i djathtë i Shkëndijës vendos të ndrojë klub, por jo edhe qytet, pasi transferohet vetëm disa metra më lartë (zyrat e Shkëndijës dhe Renovës janë në distancë prej rreth 100 metrave). Pasi krizës së Shkëndijës dhe largimit të një numri të konsiderueshëm të futbollistëve, Neziri vendos që të largohet nga ‘kuqezinjtë’, duke pranuar ofertën e Renovës ku do të bashkohet me trajnerin Qatip Osmani. “Është e vërtetë se kam firmosur kontratë njëvjeçare me Renovën dhe shpresoj që të dy palët të ngelim të kënaqur me bashkëpunimin. Kam kaluar kohë të mirë te Shkëndija, kur fituam edhe titullin e kampionit dhe luajtëm në Evropë. Respektoj klubin dhe tifozët dhe u dëshiroj çdo të mirë në të ardhmen. Mirëpo unë jetoj nga futbolli dhe vendosa që më mirë për mua dhe klubin do të jetë nëse ndahemi në këtë moment. Renova më ofroi kushte të mira, do të punoj me trajnerin Osmani i cili në fakt ishte njeriu që më dha shansin e vërtetë edhe te Shkëndija, kështu që kam arsye të mjaftueshme për të besuar në të ardhme të suksesshme”,deklaroi për televizionin Alsat-M, futbollisti i ri i Renovës, Mexhit Neziri, i cili përveç Shkëndijës, në karrierën e tij ka luajtur edhe për Dritën dhe Teteksin. Neziri është përforcimi i parë i Renovës në këtë merkato, ndërsa deri tani skuadrën e kanë lëshuar Stepanovski, Siljanovski dhe Pandev. Marre nga Alsat-M Set as favorite Bookmark Email this Hits: 8057 |