HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 23 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Maqedonia/ Kupa, pikë në zemër për Shkëndijën dhe tifozët e saj
nga AlbaniaSoccer   E martë, 21 Maj 2013 21:19   pdfShtypEmail

shkendijaNjë është e sigurt. Kupa e sivjetme do të shkojë në Tetovë. Shkëndija dhe Teteksi mezi presin të zbresin në fushë, duke premtuar betejë për trofeun, që do t’i garantojë fituesit pjesëmarrjen në Ligën e Europës. Për Shkëndijën, kjo është finalja e dytë në historinë e tij në Kupën e Maqedonisë, pas asaj disfate të dhimbshme në vitin 2006, ndërsa për Teteksit kjo është finalja e tretë, kurse ka shijuar njëherë trofeun. Përfaqësuesit e të dyja skuadrave mbajtën takim me gazetarë para finales që luhet të mërkurën në mbrëmje.

“Me futbollistët e Teteksit njihemi mirë dhe i respektojmë ata, sepse jemi shokë mes vete. Presim një lojë betejë të fortë në fushën e lojës, por edhe korrektësi në tribuna. Dëshira jonë është të fitojmë Kupën, sepse ky trofe na mungon. Ne kemi fituar kampionatin dhe superkupën, ndërsa në vitrinat tona na mungon edhe Kupa. Kjo Kupë për ne dhe ballistët ka mbetur si pikë në zemër, prandaj dëshirojmë ta fitojmë. Në fund të fundit le të fitojë më i miri, vetëm të jetë gjithçka korrekte, por shpresoj të jemi ne ata që do të gëzohemi në fund”, deklaroi kapiteni i Shkëndijës, Muhamed Useini. Trajneri Artim Shaqiri tha se ka vetëm një lojtar të lënduar dhe atë Bunjamin Shabani. Ai shtoi se lojtarëve të Shkëndijës iu intereson fitimi i Kupës dhe jo premiot.

Në anën tjetër, Teteksi e pranon se Shkëndija është favorit në këtë ndeshje. “E respektojmë Shkëndijën, ka përbërje të shkëlqyeshme, me lojtarë si Pollozhani, Useini, Ejupi e Berisha. Janë një skuadër e gërshetuar mes përvojës dhe rinisë. Duhet t’i ndalim dhe të shpresojmë në sukses. Është ëndërr e çdo sportisti të fitoj Kupën nacionale. Deri tani s’kam pasur ndonjë mundësi të festoj fitoren në këtë garë dhe shpresoj se tani do t’i gëzohem këtij trofeu të bukur”, tha kapiteni Filip Despotovski

Finalja do të luhet të mërkurën në mbrëmje (ora 20:30) në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup.


Shkëndija dhe Teteksi apelojnë për tifozëri korrekte

Kryesitë e të dyja klubeve kanë apeluar për tifozëri fer dhe korrekte nga ana e të të dyja grupeve, duke theksuar se aktorë kryesor janë lojtarët në teren dhe jo ata në tribuna. Të dyja kryesitë paralajmëruan se kanë marrë premtimet nga “Ballistët” dhe “Vojvodët” se nuk do të ketë fyerje në baza nacionale.

“Ky është derbi, derbi tetovar dhe apeloj për anim fer dhe korrekt nga të dyja anët. Të fitoj më i miri, uroj të kaloj gjithçka në mënyrë të qetë”, deklaroi kryetari i Shkëndijës, Albion Osmani, i cili paralajmëroi ardhjen e rreth 3 mijë tifozëve të Shkëndijës, “Ballistët”. Këtij apeli i janë bashkuar edhe drejtuesit e Teteksit, të cilët paralajmëruan se në stadium do të ketë rreth 1 mijë përkrahës, 500 “Vojvodë” nga Tetova dhe 500 “Komitë”, tifozë të Vardarit.


busy
komente