Kupa Maqedonisë/ Finalja e Kupës të dielën, pa publik | ||||
|
Finalja e Kupës së Maqedonisë, mes Shkëndijës dhe Teteksit do të luhet të dielën, por pa prezencën e publikut . Ky është vendimi i marrë nga Komisioni për gara pranë FFM-së, pasi finalja e 21 e Kupës së Maqedonisë, mbrëmë u ndërpre për shkak të brohoritjeve nacionaliste të fansave. “Ndeshja do të fillojë nga zeroja, ose më mirë thënë nga minuta e parë”, tha për ALSAT-M, komisari i garave Vasko Dojçinovski. Vendimi për fillimin e ndeshjes nga minuta e parë mbështetet në nenin 56, 57 dhe neni 58 alinea 2 të Rregullores për gara të FFM-së. Ndryshe mbrëmë u zhvilluan afro 20 minuta lojë efektive, para se përfundimisht të ndërpritej ky takim. Kjo është finalja e parë në historinë e futbollit të Maqedonisë, e cila po ndërpritet për shkak të brohoritjeve nacionaliste të fansave. Disa ditë para ndeshjes finale përfaqësuesit e dy skuadrave tetovare, fansave iu bënë ftesë që të ketë anim korrekt, por apelet e tyre nuk dhanë kurrfarë rezultati. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5286 |