HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 23 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Partizani / Laçi largon Xhanin nga president!
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 06 Mars 2010 20:46   pdfShtypEmail

partizani_thumbNe nje conference per shtyp mbajtur sot ne ambientet e “Sky Tower”, administratori I Partizanit Paro Laci I ka hequr zyrtarisht Albert Xhanit, statusin e presidentit te skuadres. Kjo polemike mes dy aksionereve kryesore te klubit te kuq ka nisur prej disa kohesh.
“Me eshte bere nje ftese per te qene pjese e skuadres se Partizanit dhe fillimisht mu duk pa hile. Jam afruar te Partizani me deshiren per te kontribuar dhe per ta çuar Partizanin atje ku e meriton. Mesa duket kjo gje nuk i ka shkuar per shtat zotit Xhani, i cili ka filluar nga taktikat e tij, ashtu siç ka bere edhe me Pirro Angjelin. Perplasjet e mia te para me te kane nisur qe ne 14 janar. Keto kane ardhur per shkakun e vetem se zoti Xhani nuk eshte mesuar me metoda te drejta pune. Ai ka si qellim te abuzoj. Investitoret qe vijne te kjo skuader, te paguajne per kete ekip dhe me pas Xhani t’i largoje. Por, nje gje e tille nuk ka ndodhur me mua, pasi une jam administratori ligjor i kesaj skuadre me te drejta te plota dhe jam ketu per te punuar ne menyre te drejte. Dua te saktesoj edhe diçka: Qe tani e ne vazhdim, Albert Xhani, nuk do te kete me asnje titull brenda skuadres. Ai do te jete thjesht nje aksioner. Une me cilesine e perfaqesuesit ligjor te kesaj skuadre, i kisha lejuar zotit Xhani te mbante titullin e presidentit, por tashme ai nuk e ka me, pasi une ja kam hequr. Duke filluar qe nga ky moment, Xhani do te jete thjesht nje ish-president i Partizanit. Kjo skuader do te kete nje president nderi qe do te jete Bejkush Birçe. E vleresoj kontributin qe ka dhene Xhani ne keto vite per Partizanin, pasi ka arritur deri aty sa ka sakrifikuar edhe mireqenien e tij dhe te familjes se tij, por i kerkoj atij te mos na pengoje ne rrugen tone, por te bashkohet me ne per te bere me te miren”, eshte shprehur administratori I Partizanit, Paro Laci.

Altin Ngjela


busy
komente