Partizani / Pronaret e tokes, bllokojne stervitjen! | ||||
|
Para se te niste seanca e rradhes stervitore, drejtuesit, stafi teknik dhe lojtaret e Partizanit e kane pasur te pamundur te futen ne kompleksin stervitor ku sterviten cdo dite. Kjo ka ardhur per shkak se pronaret e tokes kane vendosur te mbyllin deren kryesore me pretendimin se nuk do te lejojne me te kuqte qe te sterviten aty. Drejtuesit e skuadres kane replikuar ashper me pronaret e tokes dhe ceshtja ka shkuar dhe ne polici ku te dyja palet kane bere kallzim penal per pretendimet e tyre. Ne fund, lojtaret dhe stafi teknik jane futur “ilegalisht” ne fushen stervitore nga pjesa e prapme per te zhvilluar me pas nje séance stervitore normale, e duke ja lene drejtuesve te klubit te zgjidhin ceshtjen me pronaret e truallit. Enea Shtrepi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4333 |