HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 23 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Qazim Sejdini-Tifozeve: Te zgjidhim problemin, mos e agravojme me teper!
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 31 Mars 2010 12:12   pdfShtypEmail

qazim_sejdiniTe nderuar tifoze ne grup apo individe qofshi,

Lexova me shume vemendje shkrimin tuaj ne faqen e internetit te KF Elbasanit dhe ne fakt u cudita se ishte i njejte me diskutimin e Luç Boçit ne mbledhjen e Keshillit Bashkiak te dates 24 Mars 2010. Ajo qe ka me shume rendesi per mua personalisht eshte te dihet e verteta dhe te mos shtremberohet ajo. Pranoni t'ju sjell ne kujtesen tuaj, disa fakte qe kane rendesi t'i kujtoni dhe te mos i shtremberoni per çfaredo lloj arsye:

Ne 2 Maj 2007 kur kam filluar punen si Kryetar i Bashkise, ne buxhetin e Bashkise Elbasan ishin planifikuar 140 miljon leke te vjetra dhe me 28 Qershor, me propozimin tim klubit iu dhane 240 miljon leke te vjetra. Shtimi i parave u be per faktin se zoti Laze kishte nevoje dhe nuk po e perballonte dot me, vetem me parate e veta, kampionatin i cili kerkonte mbi 700 miljon leke per tu perballuar. Pra qeshe une ai qe rrita menjehere sasine e parave per futbollin, shume te cilen vazhdoj ta paguaj ende me Vendim te Keshillit Bashkiak. Rezultatet e kampionatit 2007-2008 tashme dihen qe qene nen mesataren. Ekipi qe u ndertua per kampionatin 2008-2009 me kontrata te lidhura nga zoti Laze kapte nje vlere prej 700 miljon lekesh te vjetra me synimin qe te arrinim te merrnim pjese ne kupat e europes. Qysh ne fillimet e grumbullimit u has me veshtiresite financiare, mbasi vete buxheti i zotit Laze nuk mund ta perballonte. Qe ne fillim te kampionatit futbollistet filluan me kerkesat finaciare, qe nga muaji ne muaj nuk po perballoheshin, gje e cila u reflektua ne rezultatet e dobta qe ne fillim dhe ne sforcimet e bera. Arrestimi ne dhjetor i zotit Laze e gjeti ekipin ne nje moment krize financiare dhe morale. Qe diten e pare kam shkuar prane ekipit ne mbeshtetje te zotit Laze, kam dale ne media dhe kam deklaruar mbeshtetje jo vetem per zotin Laze por dhe garanci financiare per ekipin. Diten e trete te arrestimit kam shkuar dhe kam takuar ne burg zotin Laze dhe kam biseduar gjate me te, per problemet e ekipit dhe me porosi te tij eshte vepruar per riorganizimin e ekipit, per largimin e lojtareve dhe blerjet qe do te beheshin dhe qe u realizuan. Keshilli Bashkiak me propozimin tim miratoi shumen finaciare prej 400 miljon lekesh, shume me te cilen u paguan te gjitha detyrimet e prapambetura ndaj futbollisteve dhe pjesa tjeter e kampionatit. Te gjitha pagesat per here te pare jane bere vetem me banke. Ne maj te 2009 te gjithe futbollistet u denuan me 30% te kontrates per mosrealizim te objektivit. U vu ne dispozicion te ekipit hoteli dhe menca te ndertuar nga Bashkia dhe te investuar prej saj me shpenzime plus. Klubit dhe ekipit ju krijuan kushtet si asnje klub tjeter.


Atehere cili qe shkaku i rezultateve te dobta?


Pa diskutim vete grupi i lojtareve dhe largimi i dy futbollisteve te demtuar si Dede dhe Bejzade. Lojtaret "elitare" qene pjesa me e shemtuar e ekipit, qene ajo pjese qe nxorren ekipin nga kategoria me qellim. Nuk i harroj fjalet e Jul Ahmatajt qe edhe pse Laze i kish dhene 6 miljon leke, nuk kish firmos, dhe i kerkonte perseri duke u shprehur "Do ta shihni!", dhe realisht e pame. Nuk harroj humbjen e penalltise nga Vrapi me Partizanin dhe qe prej asaj ndeshjeje i kam thene Cerrages qe NE jemi te dale. Gjithcka ne ekip e kemi patur kundra duke futur dhe Federaten dhe Politiken. Asnjehere nuk kam pasur rolin e drejtuesit ne ekip dhe te vetefinancierit. Ai eshte drejtuar dhe po drejtohet nga Keshilli Mbikqyres. Per hollesira te metejshme jeni te mirepritur te diskutojme dhe te sqaroheni kur te doni dhe si te doni.


Persa shkruani ne artikullin tuaj po ju sqaroj:


Ne muajin maj-qershor te vitit 2009, une dhe institucioni qe une drejtoj ju nenshtrua nje kontrolli te imtesishem nga Kontrolli i Larte i Shtetit, ku nje nder objektet e kontrollit ishte dhe ekipi i futbollit, kuptohet me porosi nga lart, sepse shoqerite aksionere kontrollohen vetem nga Drejtoria e Tatim Taksave. Ne perfundim u la detyre qe une te kerkoj ne Gjykate likujdimin e shoqerise aksionere sepse kishte tre vjet me humbje. Kjo ishte fatale per klubin dhe ekipin. Ne keto pozita Drejtoria e Tatim Taksave Elbasan beri denoncimin ne Gjykate dhe mbas disa ditesh e terhoqen. Para ketij fakti une isha i detyruar te gjeja nje rruge te ndermjetme per te shpetuar klubin, ekipin dhe vete aksioneret, bashke me Arben Lazen. Rruga e vetme ishte t'i kerkoja autorizim Keshillit Bashkiak qe te diskutoja ne Asamblene e ortakeve kapitalizimin e aksioneve qe shoqerise t'i zgjatej jeta dhe te vazhdoja investimet si Bashki ne rruge ligjore.


Po c'eshte ne vetvete kapitalizimi i aksioneve?


Vete zoti Laze ka shpenzuar shuma te konsiderueshme parash dhe nuk ka asgje te dokumentuar dhe te regjistruar ne QKR. Pra interesi i pare eshte i atij, qe t’i njihen parate e hedhura dhe qe eshte djersa e tij. Ky eshte sherbimi me i madh dhe respekti me i madh qe i behet atij vete ne radhe te pare. Keshtu perqindja e aksioneve atij i rritet dhe njekohesisht dhe vlera. Pra me shume se kushdo eshte ai vete i interesuar. Por dashakeqesit e tij dhe njerez qe duan te shfrytezojne momentin e tij te veshtire qe po kalon, i trumbetojne me qellime te caktuara ne dem te tij. Pyesni cilindo specialist te finances nese eshte kjo rruga me e drejte per te apo jo. Neqoftese ketu ka dashakeqesi nga ana ime, jam i gatshem te jap jo vetem llogari para qytetareve por dhe me shume se kaq. Kerkush s'ka te drejte te me akuzoje, kur vetem per vitin 2010 Bashkia po hedh 600 miljon leke per ekipin dhe investime ne infrastrukture per futbollin. Me vjen keq! Por duhet t'ju kujtoj se "anonime" jane ato njerez qe duan te perdorin futbollin per qellime politike dhe t'ju shfrytezojne juve per te hedhur balte mbi mua, ku "background"-i im ne kete drejtim eshte shume i pasur. Mos harroni se kam drejtuar prej 8 vitesh klubin e futbollit ne Elbasan, edhe kur ka dale Kampion per here te pare, dhe kur ka fituar Kupen e Republikes per here te pare. Eksperienca ime nuk mund te shuhet nga njerez medioker qe nuk vijne te shohin nje ndeshje futbolli dhe mbajne ligjerata, ne vend qe te vijne e te lobojne per rritjen e ekipit te futbollit. Nuk eshte faji im, qe ju jeni pjese e kesaj loje dhe jo pjese e zgjidhjes se problemit. Arben Lazen, une e kam respektuar dhe e respektoj publikisht ne media dhe jashte saj dhe asnjehere nuk e kam perdorur sic po bejne sot Luc Boci me kompani. Mos harroni qe ate ekip tani e mban vetem Bashkia dhe nuk ka asnje donator tjeter. Klubi i futbollit eshte shoqeri aksionere private me tre aksioner dhe nuk ka asnje shans, ligjor ose jo, qe njerez te caktuar apo te imagjinuar te behen pjese e ketij klubi pa vendimin e asamblese se ortakeve. Harrojeni! Nuk mund te erresoni figuren time dhe ta denigroni ate, pse do PD apo individe te caktuar ne te, qe lobuan ta nxjerrin ekipin ne Kategori te Pare dhe ta mbajne atje, vetem qe nepermjet kesaj loje te me godasin mua. Per kete po ju perdorin edhe ju! Ju ftoj te beheni pjese e zgjidhjes se problemeve dhe jo pjese e problemit. Kjo nuk i intereson futbollit ne Elbasan!

Duke ju respektuar,
Qazim Sejdini


busy
komente