HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 03 Maj 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria e Pare/ Partizani-Elbasani 1:0
nga AlbaniaSoccer   E martë, 13 Prill 2010 20:09   pdfShtypEmail
partizaniRizvanolli i jep fitoren dhe vendin e trete te kuqve

Ndeshja e prapambetur e Kategorise se Pare ndermjet Partizanit dhe Elbasanit e vlefshme per Javen e XXV ka perfunduar me fitoren minimale te vendasve 1-0. Ka qene mesi i pjeses se pare ku nga nje gabim i lojtareve verdheblu brenda zones se tyre ka perfituar sulmuesi Rizvanolli i cili ka shenuar duke i dhene avantazhin e perkohshem, por qe ne perfundim te 90-minutave ka rezultuar deciziv. Nje loje e vaket ne fushen e blerte nga te dyja skuadrat ku gjate gjithe lojes nuk jane gjuajtur me shume se tre here sebashku ne drejtim te dy portat respektive. Trajneriu Haxhiu ka dal fitues mbi kolegun e tij Alimehmeti, i cili ka gabuar jo pak taktikisht sot ne vendosjen e skuadres. Lojen me te bukur ne kete perballje te kategorise se pare e kane zhvilluar te dy tifozerite ne shkallet e stadiumit. Te dyja per paraqitjen e bere meritojne noten dhjete. Tifozeria e kuqe me te shumte ne numer me ne krye tifo-grupin “Guerrils e kuq”, nuk kane pushuar per asnje moment se mbeshteturi ekipin e tyre te zemres. Nen reshjet e shiut ata ata nuk pushonin duke brohoritur duke na kujtuar per nje cast tifozet e zjarrte te Liverpulit te madh. Nga krahu tjeter tifozeria verdheblu me ne krye tifo-grupin “Tigrat verdheblu”, kane bere te njeten gje per skuadren e tyre te zemres. Te dy tifozerite nuk jane ofenduar perkundrazi ne perfundim te ndeshjes i kane shtrenguar doren njeri-tjetrit, duke dhene nje shembull te mire per futbollin tone te “dhunuar” tashme.

SKEDA

Skeda

Partizani 1
Elbasani 0

Shenues: Rizvanolli 41’

Partizani: Mustafa, Ardit Beqiri, Sheta, Pinari, Hallaçi, Buna, Ishka (70’Ardjan Beqiri), Karapici (74’Kapaj), Capo, Maho, Rizvanolli (85’Braho). Tr. G. Haxhiu
Elbasani: Mançevski, Mehmetaj, Ramazani, Djanganovski, Bello, Merxha (68’Dervishi), Gava, Çapja, Hyshmeri (45’Kuçi), Dalipi, Rraboshta. Tr. K. Alimehmeti
Gjyqtare: E. Peza, G. Qiriçi, R. Avdo (Tirane)
Kartona te verdhe: Buna, Ishka, Maho/ Bello, Gava, Çapja, Rraboshta, Dervishi



Enea Shtrepi


busy
komente