HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 03 Maj 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria e Pare/ Partizani-Memaliaj 2:0
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 24 Prill 2010 22:05   pdfShtypEmail

partizani_turbina_thumbPartizani ka bere si duhet detyrat e shtepise ne takimin e sotem duke mundur Memaliajn me rezultatin 2-0. Me syte me teper nga rivalet qe dje kane bere nje hap fals, te kuqte e Haxhiut kane mundur pa shume mundime modestet e Memaliaj. Ne stadiumin “Selman Stermasi”, interesimi i tifozerise se kuqe ka qene me i vogel krahasuar me ndeshjet e fundit, por gjithashtu nuk kane munguar edhe tifozet miq. Per tu shenuar ka qene nje moment tensioni mes dy tifozerive, moment kur eshte dashur nderhyrja e forcave te rendit qe te mos ndodhnin konfrontime fizike. Ne fushe, Partizani ka treguar se di te beje te zotin e shtepise dhe goli nuk ka vonuar. Ka shenuar Pinari ne minuten e 16’ nga pika e penalltise duke zhbllokuar shume shpejt rezultatin. Te kuqte me pas jane vene ne zoterim te lojes duke administruar takimin por u ka munguar qetesia para portes, pasi rastet per shenim nuk kane qene te pakta. Ne pjesen e dyte, Memaliaj ka marre inisiativen me teper dhe ne nje rast ka qene shume prane golit por Mustafa ka rujtur te paprekur porten e tij. I riu u talentur Sulce, ka sherbyer nje asis per Rizvanollin qe ne minute e 72’ ka shenuar golin e dyte per te kuqte duke siguruar fitoren. Ne minutat e mbetura nuk ka pasur shume histori dhe Partizani ka marre keshtu tre pikshin, ate qe i duhet ne kete moment.

Enea Shtrepi

Partizani     2

Memaliaj     0

Shenues: Pinari 16’(p), Rizvanolli 72’

Partizani: Mustafa, Ardit Beqiri, Pinari, Sheta, Hallaçi, Capa (45’ Sulçe), Buna, Agolli (84’ Pashaj), Braho (79’ Ardjan Beqiri), Maho, Rizvanolli.    Tr. G. Haxhiu

Memaliaj: Merdani, Hoxha (62’ Dhima), Caushi, Rrapaj, Mullaj, Seferi, Jaupi (85’ Skenderi), Brahimi, Mema (75’ Demaj), Tata, Kalemi.    Tr. V. Bushi

Gjyqtare: M. Dervishi, S. Zeka, Gj. Bori (Shkoder)

Kartona te verdhe: Ardit Beqiri, Maho/ Merdani

Karton te kuq: Kalemi


busy
komente