Ilir Qirjako ne krye te pankines Kolonjare | ||||
|
Ilir Qirjako eshte trajneri qe e ngriti Gramozin ne kategorin superior, por pas disa rezultateve zhgenjyese ne pese javet e para ai u shkarkua nga presidenti Taci. Ne vendin e tij erdhi trajneri vlonjat Agim Canaj. Tani qe Gramozi ndodhet ne kategorin e pare dhe ku te gjithe e braktisen, Qirjako eshte rikthyer serish ne kryhe te pankines duke mos e lene “jetime” ekipin e zemres. Kete rikthim ai e ka pohuar per web tone Albaniasoccer.com : “Tashme jam trajner i Gramozit. Na pret nje pune e madhe per te bere. Kategoria e Pare eshte shume e forte mjaftone te shikosh emrat qe jane pjese e kesaj kategorie dhe e kupton c’fare gare e forte na pret. Do fillojme me grumbullimin e skuadres dhe do nisim pergatitjet. Gramozi do te rikthehet qe kete vite ne Kategorine Superiore per te treguar qe jo rastesisht ishim pjese e saj” Ai beri histori me ekipin e Gramozit duke e nxjere ate nga kategoria e 2-te ne te paren dhe ne superlig. Nje trajner i cili tere jeten e tij ka drejtur vetem Gramozin. Ai mund te quhet me plote goje "Fergusoni kolonjar". Faik Hamdiu Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4212 |